REGJISTRIMET E NXËNËSVE NË KLASË TË PARË FILLON MË 1 PRILL

Regjistrimi i fëmijëve në klasën e parë të shkollës fillore nis më 1 prill, njoftoi Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit.

“Ligji për arsimin bazë parashikon që në shkollë regjistrohen fëmijët që këtë vit mbushin 6 vjet. Sipas dispozitave të të njëjtit ligj, fillimi i shkollimit të fëmijës mund të shtyhet për një vit shkollor, nëse me propozim të komisionit ose të prindërve konstatohet se fëmija nuk është gati për të shkuar në shkollë,” thanë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit.

Ata deklarojnë se prindërit kanë mundësi të bëjnë aplikimin për regjistrimin e fëmijëve në klasën e parë në mënyrë elektronike. A

plikimet mund të dorëzohen nga data 1 Prill 2024 në adresën e internetit www.upisi.edu.me.

SHARE