Bashkimi Evropian (BE) thotë se ka shpresë që këtë vit Kosova dhe Serbia t’i zbatojnë marrëveshjet e arritur deri tani në dialogun e ndërmjetësuar nga blloku, duke ngulur këmbë se ato janë të detyrueshme dhe se duhet të zbatohen në tërësi nga të dyja palët. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha të hënën...
Bashkimi Evropian ka mirëpritur vendimin e Kosovës dhe Serbisë që zyrtarisht të njohin targat e makinave të njëra-tjetrës dhe të heqin plotësisht regjimin e letrave ngjitëse. “Ky vendim është hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit si dhe i zotimeve të kaluara në kuadër të dialogut që lidhen me lëvizjen...
Lajmi se dy avionë luftarakë F-16 të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara do të kryejnë stërvitje mbi qytetet Brçko dhe Tuzla në Bosnje Hercegovinë, ka sjellë reagimin e Republikës Srpska. Radovan Kovaçevic nga Aleanca e Social Demokratëve të Pavarur e cila qeveris këtë entitet, dha një përgjigje sfiduese. “Si reagim ndaj aviacionit tuaj dhe...
Lufta në Lindjen e Mesme hyri në ditën e 94-të, pa asnjë shenjë të zbutjes së saj. Protesta të reja janë zhvilluar sot në Jeruzalem nga përkrahës të lëvizjes “Changing Direction” dhe koalicionit “Elections Now”, tubuesit bllokuan këtë mëngjes hyrjen kryesore të godinës së Knessetit atje me kërkesën për zgjedhje të reja dhe ndërrimin...
Bashkimi Evropian duhet të formojë ushtrinë e tij të përbashkët që mund të luajë një rol paqeruajtës dhe për të parandalojë konflikte, tha ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani. Në një intervistë për gazetën italiane, La Stampa, Tajani tha se bashkëpunimi më i ngushtë evropian në fushën e mbrojtjes është prioritet i partisë Forza...
Besimtarët që festojnë Krishtlindjet sipas kalendarit Julian do të kenë ditë pushimi më 6,7 dhe 8 janar. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka deklaruar se në bazë të Ligjit për kremtimin e festave fetare, besimtarët që festojnë Krishtlindjet sipas kalendarit Julian kanë të drejtë për pushim të paguar.
Amendamentet në Ligjin për Komunikimet Elektronike nuk janë në përputhje me obligimet e Malit të Zi nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE), tha Delegacioni i BE-së në Podgoricë dhe i bëri thirrje shumicës parlamentare që të mos miratojë ligjin pa u konsultuar me Komisionin Evropian. Parlamenti i Malit të Zi miratoi...
Nga shkurti, Podgorica duhet të lidhet me fluturime direkte me Ankaranë dhe Izmir, tha kryetari i Bordit të Drejtorëve të Aeroportit të Malit të Zi, Elldin Dobarxhiq. “Pasoja logjike e forcimit të marrëdhënieve ekonomike mes Malit të Zi dhe Turqisë është hapja e linjave të reja mes dy vendeve. Sipas njoftimeve paraprake, Pegasus...
Ambasada e Shqipërisë në SHBA ka njoftuar se Violetta Berisha është betuar si kryetare e bashkisë Fairview, në New Jersey. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasada thotë se ky është një moment historik për komunitetin shqiptar në SHBA. “Dita e sotme shënon një moment historik për komunitetin Shqiptar në...
Qeveria e Kosovës njoftoi të enjten vonë se ka vendosur ta shfuqizojë vendimin për vendosjen e letrës ngjitëse në automjetet me targa serbe. Vendimi i Qeverisë kosovare vjen pasi Serbia vendosi t'i lejoi automjetet me targa RKS – Republika e Kosovës – të lëvizin lirshëm në territorin e saj nga fillimi i kësaj...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME