RRETH 2.000 LIBRA IU DORËZUAN BIBLIOTEKAVE TË SHKOLLAVE TË MESME NË ULQIN DHE PLAVË

U.d. së Drejtoreshës të Drejtorisë për Arsim dhe Trajnim të Pakicave dhe Bashkësive të tjera Kombëtare Pakicë, Albana Dedvukaj dhe përfaqësues të Klubit Rotary të Durrësit dorëzuan 2.000 libra në bibliotekat e shkollës së mesme të përzier „Vëllazërim Bashkim“ Ulqin dhe shkollës së mesme të përzier „Beqo Bashiq“ Plavë.

Gjithashtu, në shkollës së mesme të përzier “25 Maji” në Tuz muajin e kaluar iu dorëzuan rreth 1.000 libra.

Konkretisht, Klubi Rotary i Durrësit prej disa muajsh po kryen aksionin e dhurimit të librave për shkollat ​​e mesme në Mal të Zi, ku mësimi zhvillohet në gjuhën malazeze dhe në gjuhën shqipe.

SHARE