Të gjitha llojet e karburanteve nga mesnata do të rriten nga tre deri në gjashtë cent, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale. Çmimet e Eurosuper 95 dhe 98 do të rriten për tre cent, kështu që në dy javët e ardhshme do të kushtojnë 1.45 euro dhe 1.49 euro. Nafta për ngrohje dhe Eurodizel do të rriten për...
Mundësia e grevës së pedagogëve nuk përjashtohet dhe do të vendoset pas negociatave me ministrin e financave Millojko Spajiq, tha kryetari i Sindikatës së Arsimit Radomir Bozhoviq. Ai në programin e mëngjesit të TVMZ tha se do të përpiqet të gjejë një zgjidhje me ministrin për t'iu afruar mjekëve dhe profesorëve universitarë sa i përket pagave të...
Në 24 orët e fundit, pesë persona kanë vdekur nga pasojat e koronavirusit në Mal të Zi dhe janë regjistruar 1.116 raste të reja të infektimit, njofton Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga infeksioni COVID-19 në Mal të Zi që nga fillimi i pandemisë është 2.479. Deri në orën 15:00 u raportua...
Zëvendësdrejtoresha e Institutit për Barna dhe Pajisje Mjekësore (CinMED), Snezhana Mugosha, ka bërë të ditur se vaksina “Moderna” po vjen në Mal të Zi dhe se këtë javë do të jetë në dispozicion në pikat e vaksinimit në të gjithë Malin e Zi. Në programin e mëngjesit të TVMZ, Mugosha njoftoi se ishte një donacion i Republikës...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi vizitë të hënën në Shqipëri, ku mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të banesave të ndërtuara nga Qeveria turke për personat që mbetën pa strehë, pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019, në qytetin e Laçit. Presidenti turk përuroi 522 banesat që Turqia ndërtoi në Laç, të cilat u...
Me 62 vota për dhe 46 kundër, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut zgjodhi Qeverinë e re që do të drejtohet nga kryeministri, Dimitar Kovaçevski. Votimit i parapriu një debat dyditor që përfundoi të dielën para mesnate. Qeveria e re numëron 21 anëtarë; 17 ministra dhe katër zëvendëskryeministra. Lidhja Social Demokrate ka 12 anëtarë, gjashtë Bashkimi Demokratik për...
Bashkimi Evropian ka përshëndetur rezultatin e referendumin për ndryshimet kushtetuese në Serbi që u mbajt më 16 janar. Blloku evropian sërish shprehu keqardhje për mosgjetjen e një zgjidhjeje që votimi për referendum të mundësohej që të mbahej edhe në Kosovë. “Sipas rezultateve preliminare, votuesit të cilët dolën në votime të dielën në Serbi për të votuar për...
Takova Filen 77-vjeçare, të bijën e Qamile Brashnjes, në shtëpinë e saj. Përderisa ajo nuk mbante në mend shumë për të kaluarën e saj, ose të paraardhësve të saj afrikanë, më ranë në sy ngjyra e lëkurës së saj e errët dhe karakteristikat shumë të shquara afrikane të fytyrës së saj. Duart e saj ishin shumë të...
Që nga sot, Qendra Shëndetësore e Ulqinit ka një CT skaner në vlerë prej 300 mijë euro. Bëhet fjalë për donacion nga familja Abazoviq, e cila i ka dhuruar Qendrës Shëndetësore mjete të grumbulluara më parë për trajtimin e djalit të tyre, i cili ka ndërruar jetë dy vite më parë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Me atë...
Programi Evropa Tani është i standardizuar për të përfituar edhe punëtorët edhe punëdhënësit, tha ministri i Zhvillimit Ekonomik, Jakov Millatoviq, dhe tha se zbatimi i tij do të monitorohet nga afër dhe do të ndëshkohet drakoniane në rast mosrespektimi. Ai tha se paga mesatare në Mal të Zi, e cila sipas të dhënave të Monstat në nëntor...









