Në 24 orët e fundit në Mal të Zi, katër persona kanë vdekur nga pasojat e koronavirusit, si dhe janë regjistruar 323 raste të reja pozitive të infektimit, njofton Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, laboratorët e tjerë publikë dhe privatë që merren me diagnostikimin e infeksionit të...
Një stuhi goditi Britaninë dhe Irlandën të premten (18 shkurt) me erëra rekorde afër 200 kilometra në orë duke ndërprerë energjinë për dhjetëra mijëra njerëz. Stuhia ka detyruar aeroplanët të shmangin uljet, ka shkulur drunjtë dhe shkatërruar çatitë në të gjithë vendin. Stuhia goditi Anglinë perëndimore, duke zbritur në Cornwall, ku dallgët goditën bregun, duke dërguar spërkatjeje...
Shtetet e Bashkuara janë përfshirë nga moti i keq, me meteorologët që kanë paralajmëruar për reshje të shumta bore, stuhi dhe madje edhe tornado në disa zona. Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) ka paralajmëruar për stuhi me erëra të forta në pjesën më të madhe të Oklahomas perëndimore deri në Maine veriore. Sipas meteorologëve, parashikohet borë në...
Shkurti është muaji që shënoi një pikë kthese kur bëhet fjalë për pandeminë e coronavirusit në Evropë. Autoritetet daneze kanë vendosur që COVID-19 nuk i përket më kategorisë së “sëmundjeve kritike”, prandaj të gjitha kufizimet janë hequr që nga 1 shkurti. Pavarësisht se numri i të infektuarve me coronavirus në Britaninë e Madhe, qytetarët nuk janë të...
Autori Agim Baçi bisedoi me publikun në Librarinë Ulqini lidhur me efektet e leximit në ndërgjegjësimin kombëtar e social. Ai preku temën e identitetit, asimilimit, fërkimeve shoqërore e kulturore që ka sjellë modernizmi dhe postmodernizmi në kontekstin e shkrimit të Matei Kalineskut në Pesë fytyrat e modernitetit. U ndal, në veçanti, tek Odiseu i Homerit dhe Don Kishoti i Servantesit, duke shpjeguar...
Humanizmi është e vetmja – do të shkoja aq larg sa të thosha rezistenca përfundimtare – që kemi ndaj praktikave dhe padrejtësive çnjerëzore që shpërfytyrojnë historinë njerëzore – Edward Said. Si figurë intelektuale, Edward Said është pak i njohur në mesin e popullit shqiptar dhe në gjuhën shqipe janë botuar vetëm dy nga veprat...

TËRMET NË PLAV

Departamenti i Sizmologjisë në Institutin e Hidrometeorologjisë dhe Sizmologjisë bën me dije se fuqia e tërmetit në hipoqendër (pika e nxehtë) ka qenë 3 njësi të shkallës Rihter, që i përgjigjet intensitetit të epiqendrës së shkallës IV-V të shkallës Mercalli (MCS). Sipas të dhënave paraprake të përpunimit, epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në thellësinë 11 km....
Sot, më 17 shkurt, Kosova shënon 14-vjetorin e shtetësisë së saj. Në praninë e krerëve më të lartë shtetërorë, presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë bërë ngritjen solemne të flamurit të Kosovës para objektit të Qeverisë. Më pas, Kuvendi i Kosovës ka mbajtur...
Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, përmes rrjetit social „Facebook“ ka uruar qytetarët e Republikës së Kosovës me rastin e 14-vjetorit të pavarësisë. Në postimin e plotë të Gjeloshajt thuhet: „Urime dhe Gëzuar Ditën e Pavarësisë Republika e Kosovës! Lavdi e respekt të përjetshëm për dëshmorët e Lirisë si dhe të gjithë që kontribuan për pavarësinë!“
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika, përmes rrjetit social „Facebook“, ka uruar Pavarësinë e Kosovës. „Për këtë ditë, sa shumë vuajtje, plagë e dhimbje, jetë të këputura në fill e në mes, por Ti dole fitimtare, ëndrrat e shumë ëndërrimtarëve u bënë realitet. Gëzuar lirinë e Pavarësinë Kosovë!“ thuhet në urimin...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME