PËR HERË TË PARË NË MAL TË ZI, FERMERËT PËRFITOJNË KTHIMIN E AKCIZËS PËR KARBURANTIN

Foto: Ilustrim

Mbi 9,300 prodhues bujqësorë në Mal të Zi do të përfitojnë kthimin e akcizës për karburantin e përdorur gjatë vitit 2025, njoftoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave.

Sipas ministrisë, udhëzimet për pagesën e parë tashmë i janë dërguar Ministrisë së Financave, ndërsa mjetet pritet të transferohen në llogaritë e fermerëve në fillim të javës së ardhshme.

Ministria thekson se kjo masë është pjesë e politikave mbështetëse për prodhuesit vendas dhe synon të lehtësojë kostot e tyre të prodhimit. Mbështetja do të përfshijë gjithsej 9,335 prodhues bujqësorë në të gjithë Malin e Zi.

Nga dikasteri i Bujqësisë thonë se kthimi i akcizës për karburantin është një nga masat konkrete për forcimin e prodhimit vendas dhe përmirësimin e pozitës së fermerëve.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave, Vlladimir Jokoviq, kishte premtuar më herët zbatimin e kësaj mase, e cila tashmë ka hyrë në fazën e realizimit.

SHARE