Popullsia e botës pritet të arrijë në tetë miliardë banorë më 15 nëntor të këtij viti, parashikojnë Kombet e Bashkuara. “Kjo na kujton përgjegjësinë tonë të përbashkët për t’u kujdesur për planetin tonë. Është një moment për të reflektuar se ku nuk i kemi përmbushur ende angazhimet ndaj njëri-tjetrit”, tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres....
Nord Stream 1, gazsjellësi më i madh i vetëm që transporton gazin rus në Gjermani, filloi sot mirëmbajtjen vjetore, gjë që sjell pezullimin e punës për të paktën 10 ditë. Por disa qeveri, tregje dhe kompani evropiane shqetësohen se mbyllja mund të zgjatet edhe më shumë se kaq. Tubacioni Nord Stream 1 transporton 55 miliardë metra kub...
Bashkimi Evropian tha më 11 korrik se është “kritike” që autoritetet në 27 shtetet e bllokut të shqyrtojnë mundësinë e dhënies së dozës së dytë përforcuese për të gjithë personat nga mosha 60 deri në 79 vjeç, por edhe për kategori të tjera të ndjeshme, përderisa vala e re e pandemisë po godet kontinentin. “Me rritjen e...
Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, përmes një postimi në rrjetin social „Facebook“ njofti se se Komuna e Tuzit ka siguruar 2800 bileta falas për ndeshjen mes KF ,,Deçiq” dhe KF ,,Dinamo Minsk”, e cila do të luhet të enjten, më 14.07.2022. Gjeloshaj shkruan se mbi orarin, vendin dhe mënyrën e ndarjes opinioni do të informohet...
Qeveria e Malit të Zi në seancën e sotme disa orëshe ka miratuar propozimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.  Nga 18 ministra të pranishëm, 13 votuan pro.  Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, pavarësisht kundërshtimeve të ministrave Ranko Krivokapiq dhe Rashko Konjeviq për shumicën e cilësuar, deklaroi se pika është miratuar dhe theksoi se...
Të gjitha subjektet politike janë të gatshme të kontribuojnë në zgjidhjen e çështjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar, deklaroi kryetarja e Kuvendit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq, pas takimit me liderët e partive parlamentare. Gjuroviq u tha gazetarëve në parlament se ishte shumë e kënaqur me takimin, në radhë të parë me reagimin e subjekteve politike....
Vendimi që Austria të jetë adresa e vizitës së parë zyrtare të kryeministrit, kur bëhet fjalë për vendet e Bashkimit Evropian (BE), tregon se ne e njohim atë vend si një mik të sinqertë që na ofron mbështetje të gjithanshme në për arritjen e qëllimit tonë strategjik të politikës së jashtme - anëtarësimin e plotë në BE....
Energjia, gazifikimi dhe transporti ishin në fokus të diskutimeve mes ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe zv.kryeministrit të Malit të Zi gjatë një takimi në Podgoricë. “Kemi diskutuar për gjithçka të rëndësishme që lidh dy vendet tona duke nisur fillimisht nga energjia, nga planet për gazifikimin e Shqipërisë dhe gazifikimin e Malit të Zi të...
Me propozim të OJQ-së Agjencia për Zhvillim Rajonal/Shoqata e Biznesit Ulqin, dhe nën organizimin e Ministrisë së Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit, dje është mbajtur takimi fillestar me përfaqësues të institucioneve shqiptare lidhur me rastin e zgjidhjes së përbashkët të çështjes së erozionit të plazheve në zonën e gjerë ndërkufitare të lumit Buna, me fokus Ada e...
Nëse çmimi i blerjes së qumështit nuk rritet dhe nuk gjendet një model që do të jetë i pranueshëm për prodhuesit, fati i sektorit të blegtorisë do të jetë mbyllja e fermave, kështu ka bërë të ditur Shoqata e Blegtorive pas një takimi në ministrinë përkatëse. Sasia e qumështit të blerë sot në Mal të Zi është...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME