MALI I ZI MUND TË BËHET MODEL PËR VENDET E TJERA TË BALLKANIT PERËNDIMOR

Vendimi që Austria të jetë adresa e vizitës së parë zyrtare të kryeministrit, kur bëhet fjalë për vendet e Bashkimit Evropian (BE), tregon se ne e njohim atë vend si një mik të sinqertë që na ofron mbështetje të gjithanshme në për arritjen e qëllimit tonë strategjik të politikës së jashtme – anëtarësimin e plotë në BE. Këtë e tha kryeministri Dritan Abazoviq gjatë takimit me Werner Kogler, zëvendëskancelar i Austrisë. Abazoviq vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve në të gjitha fushat dhe shprehu pritshmëri që dialogu intensiv politik ndërmjet Vjenës dhe Podgoricës të vazhdojë. “Ballkani Perëndimor si rajon ka një rëndësi të madhe për qeverinë austriake. Ti urojmë mirë se ardhje Kryeministrit Abazoviq në vizitën e tij të parë zyrtare na jep besim në lidhjet tona të forta me rajonin. Një vend që është i orientuar drejt vlerave evropiane dhe synimeve klimatike të Parisit, Mali i Zi mund të bëhet model për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Integrimi i shpejtë i rajonit është një çështje e rëndësishme politike që shqetëson qeverinë austriake”, tha zëvendëskancelari Kogler.

SHARE