Në redaksinë e TV BOIN, mbërriti reagimi i Bordit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane ku thuhet se nuk pajtohet me deklaratat nxitëse të bëra rishtazi nga Florin Krasniqi në emisionin “Debat me Ermal Pandurin” në RTV Dukagjini. Lidhja Qytetare i hedh poshtë posaçërisht deklaratat personale të Krasniqit se Kurti është “antiamerikan” dhe se “qeveria amerikane e refuzon atë”....
Presidenti i Malit të Zi nxori një vendim të ri për shpalljen e zgjedhjeve lokale në 11 komuna dhe në kryeqytetin Podgoricë, si dhe një Vendim për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për këshilltarë në Kuvendin Komunal të Tivatit dhe Kuvendin Komunal të Budvës, duke caktuar datën e mbajtjes së tyre më  23 tetor 2022, njoftoi Boris...
Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit është në fazën përfundimtare të propozimit për mbrojtjen e përkohshme të Valdanos, tha ministrja Ana Novakoviq Gjuroviq. Me iniciativë të Komunës së Ulqinit, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit ka përgatitur një Studim për mbrojtjen e përkohshme të Valdanosit. Sapo ka përfunduar studimi dhe në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e...
Politika e dyerve të hapura dhe forcimi i sigurisë së zonës së Atlantikut të Veriut mbetet prioriteti ynë, tha presidenti Millo Gjukanoviq pas përfundimit të procedurës kombëtare për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në aleancën e NATO-s. Siç deklaroi presidenti, Mali i Zi sot ka përfunduar zyrtarisht procedurën kombëtare për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në Aleancë....
Numri i turistëve dhe vizitorëve është treguesi më i mirë se është një sezon korrekt dhe i suksesshëm, vlerësoi ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Goran Gjuroviq, dhe shtoi se është larg nga katastrofa, siç duan ta paraqesin disa. Ai tha se sipas shifrave të 28 korrikut, në Mal të Zi ka pasur 171.34 mijë vizitorë, që...
Mali i Zi ka një potencial të madh, në bashkëpunim me Italinë dhe Shqipërinë, për të qenë një partner kyç në zhvillimin e një rrjeti unik të hidrodromeve të qëndrueshme dhe në këtë mënyrë të shfrytëzojë burimet e pasura ujore, u konkludua në takimin mes "MontAdria", Ministrisë së Turizmit dhe delegacionit italian. Pas fazës së parë, e...
Pas heqjes së barrikadave të fundit në Bërnjakë dhe Jarinjë dhe dhënies fund të trazirave nga serbët,  qarkullimi në veri të Kosovës i është rikthyer normalitetit. Të nëntë barrikadat e vendosura nga serbët lokalë në veri të Kosovës janë larguar nga vetë ata më 1 gusht, tha ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla. Pas heqjes së...
Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti lidhur me tenstionet në veri.Ndërsa ndan detaje të bisedës përmes një postimi në twitter, Stoltenberg apelon të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE. “Bisedova me Albin Kurtin për tensionet...
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka lajmëruar ditën e sotme, me anë të një konferencë bashkë me zëvëndëskryeministren Belinda Balluku, se gjithçka është gati dhe së shpejti do të nisë projekti me rëndësi madhore për infrastrukturën dhe ekonominë e vendit. Rama u shpreh se “Korridori Blu” me aksin Milot-Fier, është një projekt jo vetëm kombëtar, po edhe...
Të paktën 37 persona kanë humbur jetën deri më tani nga përmbytjet në Kentakin lindor (SHBA), ndërsa reshjet po e vështirësojnë akoma më shumë situatën. Të paktën gjashtë fëmijë të moshës një deri në tetë vjeç, gjithashtu kanë vdekur për shkak të gjendjes katastrofike të përmbytjeve.Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear tha se numri i të vdekurve do...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME