Presidenti i Malit të Zi nxori një vendim të ri për shpalljen e zgjedhjeve lokale në 11 komuna dhe në kryeqytetin Podgoricë, si dhe një Vendim për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për këshilltarë në Kuvendin Komunal të Tivatit dhe Kuvendin Komunal të Budvës, duke caktuar datën e mbajtjes së tyre më 23 tetor 2022, njoftoi Boris Bastijançiq, këshilltar i Presidentit për sistemin kushtetues dhe çështjet juridike. “Sot, Presidenti i Malit të Zi ka marrë Vendim për pezullimin e ekzekutimit të vendimeve për shpalljen e zgjedhjeve për këshilltarë, duke vepruar në përputhje me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi, i cili ka hyrë në fuqi më 1 gusht dhe ka si pasojë të menjëhershme juridike, shfuqizimin e Ligjit për ndryshimin e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, me fjalë të tjera, ekzekutimi i vendimeve për shpalljen e zgjedhjeve për këshilltarë të Kuvendit të Kryeqytetit dhe kuvendeve të komunave: Tivar, Bijello Pole, Danillovgrad, Kollashin, Plluzhine, Plevla, Shavnik dhe Zhablak, të cilëve u skadoi mandati në qershor dhe korrik të këtij viti,“ tha Bastiançiq. Gjithashtu, siç thekson ai, është pezulluar edhe ekzekutimi i vendimeve për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për këshilltarët e Kuvendit Komunal të Tivatit dhe Kuvendit Komunal të Budvës, mbledhjet e të cilëve më herët janë shpërbërë nga Qeveria e Malit të Zi. “Vendimet e lartpërmendura hyjnë në fuqi ditën e miratimit dhe do të publikohen në “Gazetën Zyrtare të Malit të Zi” dhe “Gazetën Zyrtare të Malit të Zi – Rregulloret komunale”, ka përfunduar Bastijançiq.