“KORRIDORI BLU”/ RAMA: GATI PËR TË NISUR NJË NGA PROJEKTET MË TË RËNDËSISHME NË VEND

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka lajmëruar ditën e sotme, me anë të një konferencë bashkë me zëvëndëskryeministren Belinda Balluku, se gjithçka është gati dhe së shpejti do të nisë projekti me rëndësi madhore për infrastrukturën dhe ekonominë e vendit. Rama u shpreh se “Korridori Blu” me aksin Milot-Fier, është një projekt jo vetëm kombëtar, po edhe rajonal e Europian, pjesë e European Connectivity Network. Ky projekt i cili lidh Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë me unazën mesdhetare që sot për sot ndalet në jug të Kroacisë, por ndërkohë lehtëson pafundësisht edhe lidhjen me Kosovën, si edhe afron ndjeshëm Veriun me Jugun e Shqipërisë.

SHARE