Në zgjedhjet lokale në Tuz deri në orën 19:00 kanë votuar 63.82% , 7896 votues. Të drejtë vote kanë 12.387 qytetarë të cilët mund të votojnë në 30 vendvotime të shpërndarë nëpër vendbanime të ndryshme të komunës së Tuzit. 
Në zgjedhjet lokale që po mbahen sot në Tuz, deri në orën 17:00 kanë votuar 6.707 votues nga 12.387 që kanë të drejtë vote. Konkretisht 54.67%.
Sot, më 5 mars 2023, po mbahen zgjedhjet lokale në Tuz.  Votimi ka filluar në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të zgjasë deri në orën 20:00.  Procesi zgjedhor është duke vijuar pa probleme.  Të drejtë vote kanë 12.387 qytetarë të cilët mund të votojnë në 30 vendvotime të shpërndarë nëpër...
Mladen Bullatoviq (40) nga Podgorica mbeti i vrarë nga shpërthimi i një bombe në Gjykatën Themelore në Podgoricë, ndërsa tetë persona u plagosën. Siç ka bërë të ditur Srgjan Koraq nga Drejtoria e Policisë, shpërthimi ka ndodhur në orën 11:35. “Në ora 11:35 kemi marrë njoftim se në ndërtesën...
Sonte në mesnatë fillon heshtja zgjedhore në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen të dielën në Komunën e Tuzit. Votimi të dielën, më 5 mars, do të fillojë në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të zgjasë deri në orën 20:00. Sipas Komisionit Komunal Zgjedhor të drejtë...
Shoqata e të Verbërve të Malit të Zi bëri të ditur se janë krijuar kushtet për votim të pavarur dhe të fshehtë të personave me aftësi të kufizuara (PAK) në zgjedhjet lokale në Komunën e Tuzit. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Edmond Ujkaj.
Ura mbi Bunë do të lidhë 30 kilometra plazh dhe do të krijojë një rajon që do të jetë Antalia e re, tha kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Barjaktari. Barjaktari e konsideron atë projekt si një nga projektet më të mëdha vizionare në 30 vitet e fundit që i përket Komunës së...
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) nesër do të konfirmoi listën e kandidatëve për president të Malit të Zi. Seanca e KSHZ-së është caktuar në ora 17:00. KSHZ-ja konfirmoi sot kandidaturën e Jovan Radulloviqit për president të Malit të Zi. KSHZ-ja konfirmoi të martën kandidaturat për president të nënkryetarit të Lëvizjes...
Komisioni Parlamentar për Turizëm, Bujqësi, Ekologji dhe Planifikim Hapësinor pranoi ndryshimet në Ligjin për Pyjet, me qëllim që të ndalohet ripërdorimi i tokës pyjore për 30 vjet pas zjarrit dhe që ky thesar i Malit të Zi të mbrohet më mirë nga sulmi i investitorëve. Me gjashtë vota për dhe një abstenim, deputetët...
Në Shqipëri është mbajtur protesta e radhës antiqeveritare, organizuar nga partia opozitare, Partia Demokratike e Shqipërisë (PD) dhe me mbështetjen e disa partive të tjera të opozitës. Protesta para selisë së Këshillit të Ministrave të Shqipërisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, sipas organizatorëve është mbajtur për mbrojtjen e “pluralizmit, demokracisë dhe...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME