Sonte në mesnatë fillon heshtja zgjedhore në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen të dielën në Komunën e Tuzit.
Votimi të dielën, më 5 mars, do të fillojë në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të zgjasë deri në orën 20:00.
Sipas Komisionit Komunal Zgjedhor të drejtë vote kanë 12.387 qytetarë të cilët do të mund të votojnë në 30 vendvotime të shpërndarë nëpër vendbanime të ndryshme të komunës së Tuzit.
Në zgjedhjet lokale në Tuz garojnë gjithësej 7 lista, parti dhe koalicione.