SHPËRTHIM NË GJYKATË THEMELORE NË PODGORICË

Mladen Bullatoviq (40) nga Podgorica mbeti i vrarë nga shpërthimi i një bombe në Gjykatën Themelore në Podgoricë, ndërsa tetë persona u plagosën.

Siç ka bërë të ditur Srgjan Koraq nga Drejtoria e Policisë, shpërthimi ka ndodhur në orën 11:35.

“Në ora 11:35 kemi marrë njoftim se në ndërtesën e Gjykatës Themelore është aktivizuar një mjet shpërthyes dhe se ka të lënduar. Kemi konstatuar se M.B. (40), i cili ka aktivizuar mjetin shpërthyes, është vrarë”, ka thënë Koraq.

Drejtoresha e Qendrës Klinike të Malit të Zi (QKMZ), Lilana Radulloviq, ka bërë të ditur se në institucionin shëndetësor kanë ardhur shtatë persona, pesë prej të cilëve janë lënduar.

Siç tha ajo, të gjithë janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

SHARE