NESËR KSHZ-ja DO TË KONFIRMOJ LISTËN E KANDIDATËVE PËR PRESIDENT TË MALIT TË ZI

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) nesër do të konfirmoi listën e kandidatëve për president të Malit të Zi.

Seanca e KSHZ-së është caktuar në ora 17:00. KSHZ-ja konfirmoi sot kandidaturën e Jovan Radulloviqit për president të Malit të Zi.

KSHZ-ja konfirmoi të martën kandidaturat për president të nënkryetarit të Lëvizjes “Evropa Tani”, Jakov Millatoviq dhe liderit të Malit të Zi Demokratik, Alleksa Beçiq.

Komisioni më herët ka konfirmuar kandidaturat e Andrija Mandiq, Draginja Vuksanoviq Stankoviq, Millo Gjukanoviq dhe Goran Daniloviq.

Zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 19 mars.

SHARE