Së paku dy persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku në rrugën kryesore Cetinë – Budva, kur autobusi i kompanisë “Papoviq” ka rënë nga rruga në një përroskë 15 metra, ka njoftuar Drejtoria e Policisë. Në vendngjarje ndodhen përfaqësues të prokurorisë, si dhe efektivë të policisë, ambulancës dhe zjarrfikësve.
Nën kujdesin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, foli në dialogun e lidershipit "Forcimi i politikave dhe institucioneve të integruara publike për arritjen e qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm" në kuadër të forumit politik të nivelit të lartë - Samiti i SDG në Nju Jork.
Ministria e Investimeve Kapitale ka dërguar të hënën një iniciativë në Ministrinë e Financave për uljen e akcizës për derivatet e naftës me të paktën dhjetë për qind, për të neutralizuar një rritje të re të mundshme të çmimit të karburanteve nga java e ardhshme, mëson Vijesti. Në shpjegimin e propozimit thuhet se...
Ministri i Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit, Goran Gjuroviq, ka bërë të ditur sot se Mali i Zi ka shënuar shkallën më të ulët të papunësisë në tremujorin e dytë që nga matjet. Sipas të dhënave të Monstat, shkalla e papunësisë në tremujorin e dytë të këtij viti ishte 12,9 për qind, që...
Kotorri nuk e ka dhe nuk do ta humbasë statusin në listën e UNESCO-s, tha kryetari i asaj komune, Vladimir Jokiq, dhe shtoi se ky status nuk është i kërcënuar. Jokiq tha këtë në lidhje me pretendimet e drejtorit të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Millan Gazdiq, se Kotorri do të humbasë statusin...
Bashkimi Evropian ka kërkuar që puna për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe “të nisë pa vonesa të reja dhe parakushte”. Kështu u tha në njoftimin e lëshuar nga shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, pas takimit të tij me ministrat e Jashtëm të bllokut në Nju Jork, në margjinat e...
Bashkimi Evropian duhet të reformohet përpara se të rinisë zgjerimin, sepse vetëm në këtë mënyrë blloku do të jetë plotësisht funksional. Zgjerimi i BE-së dhe thellimi i integrimeve brenda unionit, duhet të shkojnë paralelisht me njëra-tjetrën theksohet në një raport të porositur nga qeveritë e Francës dhe Gjermanisë, por të përpiluar nga 12 ekspertë...
Të 193 vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara i dhanë në mënyrë unanime dritën jeshile deklaratës për të rikonfirmuar përkushtimin e tyre ndaj Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Një grup vendesh të udhëhequra nga Rusia kishin kërcënuar me bllokimin e Deklaratës për Objektiva të Zhvillimit të Qëndrueshëm, por në fund nuk ndodhi asgjë. Sekretari...
Me rublën në pikiatë, presidenti rus Vladimir Putin bëri thirrje për masa të menjëhershme në mbështetje të monedhës së dobësuar vendase, në kohën kur Rusia po përballet me një rritje të ndjeshme të inflacionit. Putin theksoi se duhet kuptuar qartë çfarë po e shkakton këtë zhvlerësim kaq të madh të rublës dhe të hidhen...
Finlanda mund të bëhet vendi i parë në BE që provon një aplikacion celular me kopje digjitale të dokumenteve të udhëtimit. Vendi në veri të Europës ka shprehur dëshirën për të testuar një aplikacion telefonik që do të mbante kopje digjitale të dokumenteve të udhëtimit në vend të pasaportave tradicionale të letrës. Me këtë...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME