FINLANDA SJELL PASAPORTËN DIGJITALE, E PARA NË BOTË

Finlanda mund të bëhet vendi i parë në BE që provon një aplikacion celular me kopje digjitale të dokumenteve të udhëtimit.

Vendi në veri të Europës ka shprehur dëshirën për të testuar një aplikacion telefonik që do të mbante kopje digjitale të dokumenteve të udhëtimit në vend të pasaportave tradicionale të letrës. Me këtë teknologji të re, pasagjerët mund të dërgojnë informacion tek autoritetet kufitare përpara se të dalin jashtë vendit.

Sipas një raporti në gazetën finlandeze “Helsingin Sanomat”, Komisioni Evropian u kontaktua në fund të vitit të kaluar për të pyetur nëse Finlanda do të ishte e gatshme të merrte pjesë në projektin pilot.

“Aktualisht jemi duke përgatitur një aplikacion për financim për Komisionin. Aplikimi duhet të dorëzohet deri në fund të gushtit. Pas kësaj, do të vendoset nëse projekti do të realizohet apo jo”, tha për gazetën Mikko Väisänen, një inspektor i Gardës Kufitare Finlandeze.

SHARE