TRAGJEDI NË RRUGËN CETINË – BUDVA: TË PAKTËN DY PERSONA KANË HUMBUR JETËN

Së paku dy persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku në rrugën kryesore Cetinë – Budva, kur autobusi i kompanisë “Papoviq” ka rënë nga rruga në një përroskë 15 metra, ka njoftuar Drejtoria e Policisë.

Në vendngjarje ndodhen përfaqësues të prokurorisë, si dhe efektivë të policisë, ambulancës dhe zjarrfikësve.

Në autobus ndodheshin më shumë se 30 pasagjerë.

Shtatë persona të lënduar rëndë në aksidentjanë sjellë në Qendrën Klinike të Malit të Zi, tha drejtoresha e Qendrës Klinike të Malit të Zi (QKMZ) Lilana Radulloviq. Ajo ka theksuar se jeta e një pacienti është në rrezik.

“Të shtatë pacientët kanë lëndime të rënda. Pacienti më i vjetër i plagosur ka lindur në vitin 1959, ndërsa më i vogli në vitin 1997. Do të shohim se si do të ecë trajtimi i tyre këto ditë. Për një pacient nuk kemi informacion për moshën,” ka thënë Radulloviq.

Kryeministri Dritan Abazoviq u ka dërguar ngushëllime familjeve të të vrarëve në aksidentin në Obzovicë.

“Qytetarët e Malit të Zi u tronditën nga lajmi për aksidentin e rëndë trafiku që ndodhi sot në Obzovicë. Familjeve të viktimave u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta dhe të thella, ndërsa të gjithë të lënduarve u uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Abazoviq.

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka theksuar se është befasuar nga lajmi për aksidentin e trafikut në Obzovicë dhe se mendimet e tij janë me familjet e viktimave dhe të lënduarve.

SHARE