Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, njëherësh kryesues i radhës i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, Bujar Osmani, u bëri thirrje të premten Kosovës dhe Serbisë të zgjidhin sa më parë mosmarrëveshjet në një kohë kur bota po përballet me ndryshime gjeopolitike. Ai i bëri këto komente një ditë pasi Kosova...
Shqetësimet e shprehura prej presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky se Rusia mund të tentojë të nxisë konflikte në rajonin e Ballkanit Perëndimor, mbështeten nga Bashkimi Europian. Zëdhënësi i bllokut Peter Stano e pohoi se Brukseli e ndaj shqetësimin e kreut të shtetit ukrainas për destabilizim të mundshëm, të ushqyer nga Moska.
Ligjvënësit e Bashkimit Europian dhe vendet anëtare arritën një marrëveshje për rishikimin e rregullores së bllokut lidhur me dërgesat e mbetjeve dhe për t’i dhënë fund eksporteve të llojeve të caktuara të tyre në vendet e treta që nuk janë në gjendje t’i përpunojnë siç duhet. Parlamenti Europian pohoi se “tashmë eksportet e disa mbeturinave...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë të premten se është shumë e shqetësuar për përhapjen e sëmundjeve në Gazë, pasi disa javë me bombardime të vazhdueshme izreaelite e kanë detyruar popullsinë që të strehohet nëpër kampe, pa ushqime dhe ujë të pijshëm. “Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për përhapjen e sëmundjeve kur të...
Në Tiranë është hapur edicioni i 26-të i Panairit të Librit “Tirana 2023”, me pjesëmarrjen e 95 shtëpive botuese. Nën moton “Libri na bashkon të gjithëve”, panairi u hap me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti e pranishme në ceremoninë...
Me dorëzimin e raportit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për plotësimin e vendeve vakante parlamentare, filloi mandati i deputetëve të rinj të Kuvendit të Malit të Zi. KSHZ-ja konfirmoi mandatet e deputetëve të rinj, pasi Kuvendi konstatoi dorëheqjet e paraardhësve të tyre për shkak të papajtueshmërisë së funksioneve.
Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ia ka dërguar Kuvendit të Komunës së Tuzit, propozimin mbi shfuqizimin e Vendimit mbi Sjelljen e Projektit Urbanistik „Deponia sanitare me qendër për riciklim“ në Podgoricë. „Arsyet e sjelljes së këtij vendimi mbështeten në nevojën për të mbrojtur interesat e popullsisë vendase si dhe për të...
Presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq propozoi Irena Radoviq për guvernatore të Bankës Qendrore të Malit të Zi. Kështu u bë e ditur në konferencën për media të organizuar me këtë rast në ndërtesën e presidences në Podgoricë. Radoviq aktualisht është drejtoresh ekzekutive e Fondit për Investime dhe...
Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq tha se mendon se është arritur marrëveshje me opozitën për regjistrimin e popullsisë dhe se beson se do të plotësohen të gjitha kushtet para fillimit të zbatimit të tij. “Mendoj se kemi arritur një marrëveshje me opozitën dhe do të mbështetet nga shumica parlamentare. Mendoj se...
Në Mal të Zi do të ketë ulje të re të çmimit të karburanteve, është bërë e ditur për Portalin e RTMZ nga kompanitë e naftës. Llogaritja është bërë në bazë të të dhënave nga bursa dhe raporti i monedhës.  Çmimet e reja të karburanteve, siç thanë kompanitë e naftës,...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME