SHAREC DHE VAJC: MALI I ZI PRANË ANËTARËSIMIT NË BE, MOSMARRËVESHJET DYPALËSHE NUK DUHET TA PENGOJNË

Foto:  EPA/RONALD WITTEK

Mali i Zi mbetet vendi prijës në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe është pranë përfundimit të negociatave të anëtarësimit, deklaroi raportuesi i Parlamentit Evropian për Malin e Zi, Marjan Sharec.

Gjatë prezantimit të Paketës së Zgjerimit, Sharec përshëndeti përparimin e vendit në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e institucioneve të pavarura.

Ai theksoi se BE-ja duhet ta mbajë fjalën ndaj vendeve që përmbushin kushtet për anëtarësim.

„Kur një vend i plotëson kushtet, Bashkimi Evropian duhet ta mbajë fjalën. Procesi i anëtarësimit nuk duhet të bëhet peng i mosmarrëveshjeve bilaterale apo hezitimit politik“, deklaroi Sharec.

Ndërkaq, kryetari i Komitetit Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim me Malin e Zi, Thomas Waitz, u ndal te marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Kroacisë, duke vlerësuar dialogun mes kryeministrave Andrej Pllenkoviq dhe Millojko Spajiq për zgjidhjen e çështjeve të hapura.

Waitz theksoi se mosmarrëveshjet bilaterale nuk duhet të pengojnë rrugën evropiane të Malit të Zi, ndërsa vlerësoi reformat e realizuara nga Podgorica.

Ai paralajmëroi se nëse BE-ja i zhgënjen pritshmëritë e Malit të Zi për përparim drejt anëtarësimit, kjo do të dërgonte një mesazh negativ për të gjithë rajonin.

SHARE