Lufta në Lindjen e Mesme hyri në ditën e 94-të, pa asnjë shenjë të zbutjes së saj. Protesta të reja janë zhvilluar sot në Jeruzalem nga përkrahës të lëvizjes “Changing Direction” dhe koalicionit “Elections Now”, tubuesit bllokuan këtë mëngjes hyrjen kryesore të godinës së Knessetit atje me kërkesën për zgjedhje të reja dhe ndërrimin...
Bashkimi Evropian duhet të formojë ushtrinë e tij të përbashkët që mund të luajë një rol paqeruajtës dhe për të parandalojë konflikte, tha ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani. Në një intervistë për gazetën italiane, La Stampa, Tajani tha se bashkëpunimi më i ngushtë evropian në fushën e mbrojtjes është prioritet i partisë Forza...
Besimtarët që festojnë Krishtlindjet sipas kalendarit Julian do të kenë ditë pushimi më 6,7 dhe 8 janar. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka deklaruar se në bazë të Ligjit për kremtimin e festave fetare, besimtarët që festojnë Krishtlindjet sipas kalendarit Julian kanë të drejtë për pushim të paguar.
Amendamentet në Ligjin për Komunikimet Elektronike nuk janë në përputhje me obligimet e Malit të Zi nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE), tha Delegacioni i BE-së në Podgoricë dhe i bëri thirrje shumicës parlamentare që të mos miratojë ligjin pa u konsultuar me Komisionin Evropian. Parlamenti i Malit të Zi miratoi...
Nga shkurti, Podgorica duhet të lidhet me fluturime direkte me Ankaranë dhe Izmir, tha kryetari i Bordit të Drejtorëve të Aeroportit të Malit të Zi, Elldin Dobarxhiq. “Pasoja logjike e forcimit të marrëdhënieve ekonomike mes Malit të Zi dhe Turqisë është hapja e linjave të reja mes dy vendeve. Sipas njoftimeve paraprake, Pegasus...
Ambasada e Shqipërisë në SHBA ka njoftuar se Violetta Berisha është betuar si kryetare e bashkisë Fairview, në New Jersey. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasada thotë se ky është një moment historik për komunitetin shqiptar në SHBA. “Dita e sotme shënon një moment historik për komunitetin Shqiptar në...
Qeveria e Kosovës njoftoi të enjten vonë se ka vendosur ta shfuqizojë vendimin për vendosjen e letrës ngjitëse në automjetet me targa serbe. Vendimi i Qeverisë kosovare vjen pasi Serbia vendosi t'i lejoi automjetet me targa RKS – Republika e Kosovës – të lëvizin lirshëm në territorin e saj nga fillimi i kësaj...
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë John Kirby i tha Zërit të Amerikës, se qasja e Uashingtonit ndaj Evropës e rajonit të Ballkanit nuk ka ndryshuar. Këto komente zoti Kirky, i bëri në përgjigje të një pyetje si reagim, mbi një artikull redaksional të gazetës ‘Washington Post’, ku thuhet se Presidenti Biden ndoqi...
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka konsideruar fantastike vëmendjen që Shqipëria turistike ka marrë në këtë nisje të vitit 2024 dhe që vendi ynë vazhdon të jetë në listën e vendeve europiane më atraktive për t’u vizituar. Rama ka shpërndarë një reportazh të prestigjozes franceze “Le Figaro” që përshkruan Shqipërinë si një...
Nga kjo e premte Italia do të përfshihet nga moti i keq, ndërsa temperaturat do të ulen ndjeshëm. Sipas mediave italiane, gjatë ditës do të ketë reshje të dendura shiu në disa rajone si Sardenja, Toskana dhe Piemonte. Por duke filluar nga pasditja do të përfshihet nga reshjet intensive edhe pjesa perëndimore e gadishullit...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME