Foto: FB
Konferenca ndërqeveritare mes Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian do të mbahet të premten në Bruksel, ku pritet të mbyllet kapitulli 1, që lidhet me lëvizjen e lirë të mallrave.
Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga presidenca irlandeze e Këshillit të BE-së.
Konferenca do të zhvillohet në nivel të delegatëve, përkatësisht përfaqësuesve të përhershëm të shteteve anëtare në Këshillin e BE-së.
Kapitulli 1 është pjesë e grupkapitullit të dytë, që përfshin tregun e brendshëm, sipas metodologjisë së re të zgjerimit.
Mali i Zi e hapi këtë kapitull më 20 qershor 2017, në konferencën ndërqeveritare të mbajtur në Luksemburg.










