Foto: Ilustrim
Çmimi i një litri Eurodizel në Mal të Zi do të ulet me një cent nga sot, ndërsa çmimet e benzinës dhe naftës për ngrohje do të mbeten të pandryshuara, njoftoi Ministria e Energjisë dhe Minierave.
Sipas çmimeve të reja, një litër eurodizel do të kushtojë 1,97 euro, ndërsa Eurosuper 98 do të vazhdojë të kushtojë 1,85 euro dhe Eurosuper 95 do të mbetet 1,81 euro.
Ndërkohë, çmimi i një litri naftë për ngrohje do të mbetet 2,02 euro.
Nga ministria bëhet e ditur se ulja e çmimit të dizelit vjen pas vendimit të Qeverisë për uljen me 25 për qind të akcizës për këtë derivat.
Çmimet e reja do të jenë në fuqi nga 3 deri më 9 nëntor 2026.










