RAMA: SHQIPËRIA, NË LISTËN E VENDEVE EUROPIANE MË ATRAKTIVE

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka konsideruar fantastike vëmendjen që Shqipëria turistike ka marrë në këtë nisje të vitit 2024 dhe që vendi ynë vazhdon të jetë në listën e vendeve europiane më atraktive për t’u vizituar.

Rama ka shpërndarë një reportazh të prestigjozes franceze “Le Figaro” që përshkruan Shqipërinë si një ndër destinacionet e fundit sekrete në Evropë mes plazheve të bruzta me rërë të bardhë, qyteteve të lashta historike dhe Vjosës, Parkut të parë Kombëtar të një lumi të egër.

“127 mijë turistë francezë zbuluan vendin tonë gjatë vitit 2023, duke konsoliduar hartën e tregjeve nga Evropa Perëndimore”, shkruan kryeministri Edi Rama në postimin e tij, bashkëngjitur artikullit.

Shqipëria mbylli një vit të sukseshëm të turizimit, ku u regjistruan rreth 10.1 milionë turistë, por pritet se 2024 do të sjell një tjetër surprizë pasi sipas tur-operatorëve ka një rritje me 25% të kontratave që ata kanë lidhur në krahasim me vitin e shkuar.

SHARE