Sjellja e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, ndaj zyrtarëve të Bashkimit Evropian (BE) është e papranueshme, tha të enjten zëdhënësi i bllokut, Peter Stano. “Ne shpresojmë se zoti Bislimi do t’i vlerësojë përpjekjet, në vend që, në mënyrë të pabazë, t’i akuzojë zyrtarët e BE-së. Një sjellje e tillë është e papranueshme” ka thënë...
Me efektin në sfond të bilbilave të opozitës, në një seancë që zgjati plot 7 minuta e 39 sekonda parlamenti miratoi marrëveshjen me Italinë për azilkërkuesit. Votat me socialistët për këtë dokument i bashkuan dhe tre deputetë të PDIU-së. “Janë dhe tre zotërinjtë e PDIU-së atje në fund”, tha Lindita Nikolla.
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) tha se është "thellësisht e shqetësuar" për dëmin e sulmeve të Izraelit në trashëgiminë kulturore në Gaza, raporton Anadolu. Në deklaratën me shkrim të UNESCO-s për AA thuhet se trashëgimia kulturore në Gaza, e cila aktualisht është e vështirë të mbrohet për shkak...
Më shumë se dy mijë banorë janë urdhëruar të evakuohen nga qytetet në perëndim të shtetit Victoria të Australisë për shkak të zjarreve që kanë dalë jashtë kontrolleve. Autoritetet australiane u bënë thirrje banorëve në qytetet Raglan dhe Beaufort dhe ata që banojnë në zonat përreth, që të evakuohen.
Mijëra fermerë nga e gjithë Greqia e kaluan natën në Sheshin Sintagma, duke akuzuar qeverinë e cila nuk po merr masat e duhura mes rritjes së kostove dhe konkurrencës ndërkombëtare. Duke valëvitur parulla me slogane si “Pa ne, nuk ka ushqim” dhe “Blegtoria vdiq sot”, fermerët lëviznin me traktorët e tyre nëpër rrugët e kryeqytetit, duke i...
Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore Marzhet tregtare në shitje me shumicë dhe pakicë do të kufizohen nga 5 deri në 15 për qind për disa ushqime bazë, produkte ushqimore dhe produkte higjienike. Kjo parashikohet nga ndryshimet në vendimin për masat e përkohshme për kufizimin e...
Foto: Komuna e Tuzit Komuna e Tuzit është partneri kryesor në projektin „To 0 Waste“. Në mbledhjen e Komitetit të Monitorimit të programit Interreg VI-A IPA Kroaci - Bosnjë dhe Hercegovinë - Mali i Zi 2021-2027, mbajtur më 16 shkurt 2024, u miratuan 9 projekte ndërkufitare si pjesë e...
Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Malit të Zi për Politikë Ekonomike, Nik Gjeloshaj, u takua sot me delegacionin e Bordit të Ekonomisë Gjermane për Evropën Lindore, i cili ndodhet në vizitë pune në Mal të Zi. Gjeloshaj i uroi delegacionit gjerman...
Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore Qeveria e Malit të Zi i ka dorëzuar sot paradite Sindikatës së Arsimit Marrëveshjen, bazuar në marrëveshjen e djeshme, sipas së cilës pagat e mësimdhënsve do të rriten me 10 për qind bruto nga 1 korriku, ndërsa rritja kumulative nga fillimi i vitit shkollor...
Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore Mali i Zi është i përkushtuar për zbatimin e Strategjisë së Specializimit Inteligjent dhe tregon përkushtim politik në fushën e shkencës dhe inovacionit, tha Komisioneri Evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimin Oliver Varheli në një letër drejtuar kryeministrit Millojko Spajiq.

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME