Qeveria e Malit të Zi i ka dorëzuar sot paradite Sindikatës së Arsimit Marrëveshjen, bazuar në marrëveshjen e djeshme, sipas së cilës pagat e mësimdhënsve do të rriten me 10 për qind bruto nga 1 korriku, ndërsa rritja kumulative nga fillimi i vitit shkollor do të arrijnë në 17 për qind neto.
Dokumentin e nënshkroi kryeministri Millojko Spajiq.
Sindikata e Arsimit tha mbrëmë se nuk do ta ndërpresin grevën derisa të marrin një ofertë me shkrim dhe të nënshkruajnë marrëveshjen.
Mësimdhënësit në pothuajse 160 shkolla filluan grevën të hënën, pasi përfaqësuesit e Sindikatës së Arsimit dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit nuk arritën marrëveshje për rritjen e mundshme të pagave.
Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Radomir Bozhoviq, pas seancës së Bordit Kryesor ka njoftuar se kanë vendosur që marrëveshjen ta pranojnë në seancë elektronike. Nga 46 anëtarët e Bordit Kryesor, 43 votuan pro, 2 kundër dhe 1 abstenoi.