GJELOSHAJ PRITI NË TAKIM DELEGACIONIN E BORDIT TË EKONOMISË GJERMANE PËR EVROPËN LINDORE

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Malit të Zi për Politikë Ekonomike, Nik Gjeloshaj, u takua sot me delegacionin e Bordit të Ekonomisë Gjermane për Evropën Lindore, i cili ndodhet në vizitë pune në Mal të Zi.

Gjeloshaj i uroi delegacionit gjerman mirëseardhje dhe theksoi se Mali i Zi dhe Gjermania kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe se është e nevojshme të forcohen lidhjet ekonomike midis dy vendeve në këto baza.

„Në veçanti, theksova se për Malin e Zi, investimet gjermane janë me interes të veçantë jo vetëm për zhvillimin ekonomik, por edhe për adoptimin e vlerave dhe mënyrave europiane e të bërit biznes. Prandaj, Qeveria e Malit të Zi do të jetë partner dhe mik i sinqertë për investitorët gjermanë,“ thuhet në njoftim.  

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve në Mal të Zi në fusha të ndryshme me theks në energjinë e gjelbër, infrastrukturën, telekomunikacionin, turizmin dhe sigurinë kibernetike.

Në takim, në emër të Qeverisë, morën pjesë ministri i Energjisë dhe Minierave Sasha Mujoviq, ministri i Planifikimit Hapësinor, Urbanizmit dhe Pronës Shtetërore Janko Odoviq si dhe ministri i Transportit dhe Çështjeve detare Filip Radulloviq.

SHARE