KOMUNA E TUZIT ËSHTË PARTNERI KRYESOR NË PROJEKTIN „TO 0 WASTE“

Komuna e Tuzit është partneri kryesor në projektin „To 0 Waste“.

Në mbledhjen e Komitetit të Monitorimit të programit Interreg VI-A IPA Kroaci – Bosnjë dhe Hercegovinë – Mali i Zi 2021-2027, mbajtur më 16 shkurt 2024, u miratuan 9 projekte ndërkufitare si pjesë e Thirrjes së Parë për Propozime Projektesh.

Projektet e miratuara kanë të bëjnë me dy qëllime specifike në kuadër të Prioritetit 2, përkatësisht katër projekte brenda objektivit specifik 2.1 “Promovimi i efikasitetit të energjisë dhe reduktimi i emetimeve të gazrave serrë”, dhe pesë projekte brenda objektivit specifik 2.6. “Promovimi i tranzicionit në një ekonomi rrethore me efikasitet të burimeve”.

Tetë institucione dhe organizata malazeze marrin pjesë në 7 projekte të miratuara, vlera totale e të cilave është mbi 3.2 milionë euro.

Komuna e Tuzit është partneri lider në projektin „To 0 Waste“ dhe në bashkëpunim me komunën e Konavles dhe qytetin e Mostarit do të punohet në përmirësimin e sistemit të menaxhimit të mbeturinave.

SHARE