Foto: Forumi Shqiptar Kreu i grupit parlamentar të Forumit Shqiptar, Artan Çobi, ka deklaruar se pretendimet e një pjese të mediave, disa politikanëve, analistëve të vetëshpallur dhe madje edhe të dy ministrive, se në rastin e drejtoreshës së një shkolle në Ulqin problemi është kombësia e saj, janë propagandë.
Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore Kuvendi i Malit të Zi miratoi me 68 vota pro amendamentet kushtetuese që lidhen me Këshillin Gjyqësor, Këshillin Prokurorial dhe Bankën Qendrore të Malit të Zi. Asnjë deputet nuk votoi kundër apo abstenoi. Me të njëjtin numër votash u miratua...
Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, përshëndeti dhe falënderoi Kuvendin për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, duke i cilësuar ato si një kusht kyç për mbylljen e kapitujve 23 dhe 24 në negociatat me Bashkimin Evropian. “Miratimi i amendamenteve të...
Foto: Ministria e Punëve Publike / Ministarstvo javnih radova Ministria e Punëve Publike ka bërë të ditur se ka nisur zbatimi i Marrëveshjes Ndërqeveritare ndërmjet Malit të Zi dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bashkëpunimin në realizimin e projekteve strategjike, e nënshkruar më 24 korrik në Uashington. Në kuadër...
Foto: Ilustrim Situata në zonat e përfshira nga zjarret në Mal të Zi është aktualisht stabile dhe nën monitorim të vazhdueshëm nga shërbimet kompetente, bëri të ditur drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë për Situata të Jashtëzakonshme, Miodrag Beshoviq. Sipas tij, zjarre aktive janë evidentuar në territorin e Herceg Novit,...
Ish-kongresisti amerikan Joe DioGuardi ka bërë thirrje që Kosova të zgjedhë sa më shpejt presidentin e vendit, duke paralajmëruar se zvarritja e procesit mund ta vendosë Kosovën në një situatë të vështirë. Ai tha se në rajon ka ende faktorë që, sipas tij, janë të gatshëm të prishin ekuilibrin në Ballkan. DioGuardi, gjatë...
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se shtrirja e sundimit të ligjit dhe sovranitetit të Kosovës në veri ka ndihmuar në zbulimin e mbetjeve mortore të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës. Kurti tha se, në të kaluarën, kur institucionet e sigurisë së Kosovës nuk kishin prani në veri, nuk kishte pasur...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kërkoi më shumë presion ndërkombëtar ndaj Rusisë për ta detyruar atë të ulet në tryezën e negociatave. Në fjalimin e tij për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, ai u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara, Evropës dhe Kinës që të angazhohen më shumë. “Besoj se Amerika do...
Bashkimi Evropian ka miratuar një paketë të re prej 6.1 miliardë eurosh për forcimin e mbrojtjes së Ukrainës, në një kohë kur Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj vendit. Financimi i ri do të përdoret për sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore, raketa, municione dhe radarë. Qëllimi është forcimi i aftësisë së Ukrainës për të...
Dhjetëra mijëra vetëve u është kërkuar të evakuohen nga një zonë pranë Renos, Nevada në SHBA, pasi zjarri masiv pyjor që po mundon zonën, mbërriti në periferi të qytetit. Rreth 42,000 njerëz janë urdhëruar të largohen menjëherë nga shtëpitë e tyre, ndërsa 45,000 të tjerë janë këshilluar të përgatiten për t’u larguar. Sipas zyrtarëve,...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME