Foto: predsjednik.me Presidenti i Sllovakisë, Peter Pelegrini, ka deklaruar se vendi i tij mbështet fuqishëm ambicien e Malit të Zi për t’u bërë anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian deri në vitin 2028, duke vlerësuar se Samiti BE–Ballkani Perëndimor, i mbajtur në qershor në Tivat, ishte një pikë kthese për vendin.
Foto: Vijesti Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka vlerësuar progresin e shpejtë të Malit të Zi në procesin e integrimit evropian, duke e cilësuar vendin si një nga kandidatët kryesorë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Gjatë prezantimit të propozimit për reformimin e procesit të zgjerimit të BE-së në Zagreb,...
Foto: predsjednik.me Kabineti i Presidentit të Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka përshëndetur miratimin e ndryshimeve kushtetuese, duke i cilësuar ato si një hap të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian dhe përmbushjen e detyrimeve nga agjenda evropiane. Në reagim thuhet se miratimi i ndryshimeve me një konsensus të gjerë...
Bashkimi Evropian po përgatitet të ndryshojë mënyrën e zhvillimit të procesit të zgjerimit, ndërsa Komisioni Evropian pritet të propozojë një qasje të re për vendet kandidate. Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, prezantoi në Zagreb disa nga idetë kryesore, duke theksuar se procesi duhet t’i përshtatet realitetit të ri evropian.
Partia Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës akuzuan liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, se po e mban të bllokuar procesin e konstituimit të institucioneve. Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se Kurti dhe ministrat e tij duhet të largohen nga Qeveria në detyrë dhe të kthehen në Kuvend, në mënyrë që t’i...
Shqipëria dhe një pjesë e Evropës Perëndimore u përfshinë në zonat me temperatura mbi mesataren gjatë qershorit dhe korrikut të këtij viti, sipas të dhënave të Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Kopernikus. Shqipëria u përfshi në zonën e temperaturave mbi mesataren gjatë periudhës qershor–korrik, ndërsa Evropa Perëndimore regjistroi dy nga muajt më të nxehtë...
Turizmi në Shqipëri ka përshpejtuar ritmin e rritjes gjatë korrikut, duke përmirësuar ndjeshëm ecurinë krahasuar me muajin paraardhës. Sipas të dhënave zyrtare për lëvizjen e shtetasve, në korrik 2026 në Shqipëri hynë rreth 1.95 milionë shtetas të huaj, nga 1.82 milionë në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Oqeanet e botës kanë shënuar temperaturën mesatare më të lartë që nga fillimi i matjeve në vitin 1979. Sipas të dhënave të programit të Bashkimit Europian, Copernicus, më 22 gusht temperatura mesatare globale e sipërfaqes së deteve dhe oqeaneve arriti në 21,1 gradë Celsius. Rekordi i ri vjen në një periudhë të pazakontë të...
SHBA-të po shtojnë përpjekjet e tyre për të frenuar rrjedhat e naftës iraniane, duke zhvendosur barrën e sanksioneve nga vetë cisternat në rrjetin tregtar dhe financiar që qëndron pas anijeve. Ky është mesazhi kryesor i lëvizjes së re amerikane, pasi paketa e sanksioneve përfshin Wellbred Capital, një tregtar mallrash me seli në Singapor me...
UNICEF ka evidentuar nivele shqetësuese të kequshqyerjes kronike në Rripin e Gazës, pavarësisht se kequshqyerja akute është konstatuar në nivele relativisht të ulëta. Gjetjet vijnë nga një studim mbi gjendjen ushqimore të popullsisë, i zhvilluar nga 31 maji deri më 15 qershor në zonat e Gazës ku ishte i mundur aksesi. Sipas UNICEF-it, studimi...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME