Komisioneri Evropian për Zgjerimin Oliver Varheli dhe Ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Evropës së Ballkanit Perëndimor do të zhvillojnë një video-konferencë të enjten 30 prill. Biseda u vlerësua si përgatitje për samitin e radhës të liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, të planifikuar për 6 maj.
Mali i Zi beson se Bashkimi Evropian nuk do të braktisë politikën e saj të zgjerimit, e cila ka investuar shumë përpjekje, për kundrejt pandemisë së koronavirusit dhe ndikimin e saj në dinamikën e aktiviteteve në fushën e integrimeve evropiane, tha kryenegociatori Aleksandër Drleviq. Ai prezantoi para anëtarëve të Komisionit të Asamblesë për...
Montefarm ka filluar distribuimin, dhe deri në fund të kësaj jave në farmacitë e veta do të distribuojë 333 mijë maska, kurse çmimi i tyre do të jetë 0,51 euro. Trupi Koordinues Kombëtar, në pajtim me rekomandimet e Institutit për shëndetin publik të Malit të Zi dhe të Organizatës botërore të shëndetësisë për...
Nga ky mëngjes e deri sot në orën 16:30, laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi përfunduan analizën e 94 mostrave, ndër të cilat nuk pati raste të reja infeksioni me koronavirusin e ri. Numri i rasteve të raportuara të infeksionit që nga fillimi i epidemisë është ende 321.
Mali i Zi po hyn në një fazë të qetësimit të krizës së shkaktuar nga epidemia e koronavirusit, tha Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq, duke shtuar se një qëndrim i disiplinuar ndaj sugjerimeve të institucioneve mjekësore kompetente do të ndihmonte në krijimin e parakushteve për normalizimin e jetës ekonomike dhe sociale.
Ne kemi filluar zbatimin e masave në kohë dhe për fat të mirë kemi shmangur skenarin e rasteve më të këqija që shumë vende kanë përjetuar në luftimin e Covid 19, tha Dr Senad Begiq, Ndihmës Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik. Që nga 17 marsi, kur janë regjistruar rastet e para të...
Eurodizeli nga mesnata do të jetë më i lire shtatë cent, ndërsa çmimet e benzinës nuk do të ndryshojnë, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë. Eurodizeli do të jetë më i lirë shtatë centë dhe do të kushtojë 89 cent. Eurosuper 95 dhe 98 do të jetë me...
Ditët jo-pune do të jenë e premtja 1 maj dhe e shtuna 2 maj, njoftoi Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. "Organet shtetërore, organet e vetëqeverisjes vendore, institucionet publike, ndërmarrjet publike dhe subjektet e tjera që kryejnë veprimtari me interes publik janë të detyruar të sigurojnë në festa kryerjen e punëve, janë të...
Bashkimi Evropian (BE), edhe pse po përballet me pasojat e një pandemie të re koronavirus që nuk është e lehtë, nuk do të heqë sytë nga rëndësia e politikës së zgjerimit, tha Ministri i Jashtëm i Mali të Zi Srgjan Darmanoviq. Në një intervistë për angjencinë "MINA", Darmanoviq tha se pas pandemisë, roli i...
Punëtorët e turizmit janë dakord që Ulqini duhet të bëjë përgatitjet për sezonin turistik përkundër pandemisë së koronavirusit, pasi pritet që, pasi të zbuten masat, kjo pjesë e mbetur e verës mund të jetë një destinacion i dëshirueshëm për turistët nga rajoni. Drejtori i Organizatës Turistike në Ulqin, Fatmir Gjeka, për "Dan" tha...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME