DARMANOVIQ: BE-ja PO MENDON STRATEGJIKISHT NË KOHË TË PANDEMISË

Bashkimi Evropian (BE), edhe pse po përballet me pasojat e një pandemie të re koronavirus që nuk është e lehtë, nuk do të heqë sytë nga rëndësia e politikës së zgjerimit, tha Ministri i Jashtëm i Mali të Zi Srgjan Darmanoviq.

Në një intervistë për angjencinë “MINA”, Darmanoviq tha se pas pandemisë, roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si gjithmon, do të jetë domethënës për stabilitetin afatgjatë të Ballkanit Perëndimor si dhe rimëkëmbjen e tij ekonomike nga kriza.

Darmanoviq tha se gjatë krizës, BE-ja ishte në gjendje të merrte vendimin e shumëpritur për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, një hap i madh përpara për rajonin, ku u mirëprit me ngrohtësi nga Mali i Zi.

“Ai vendim tregoi se BE u tregua i aftë të mendonte në mënyrë strategjike në kohën e pandemisë, dhe se Brukseli ka demonstruar qartë interesin e tij gjeo-politik në Ballkanin Perëndimor. Ky është një mesazh inkurajues,” tha Darmanoviq.

Ai vlerësoi se presidenca aktuale kroate është një nxitës i fortë i përpjekjeve malazeze brenda axhendës evropiane.

“Megjithëse u përball me pandeminë dhe sfida të tjera në të kaluarën, Kroacia mbeti e përkushtuar për qëllimet e presidencës dhe politikën e saj të zgjerimit. Unë besoj se do të ketë më shumë lajme të mira deri në fund të presidencës kroate kur bëhet fjalë për procesin e bisedimeve malazeze,” theksoi Darmanoviq.

Ai deklaroi se detyra e Malit të Zi mbetet të vazhdojë me detyrimet e saj në arritjen e standardeve evropiane dhe reformave të brendshme që e afrojnë vendin drejt qëllimit më të rëndësishëm të politikës së jashtme – anëtarësimi në BE.

“Mali i Zi edhe një herë u dëshmua të jetë një partner i pjekur dhe i besueshëm i BE, duke angazhuar të gjitha kapacitetet e tij për të dhënë një kontribut të plotë në një kohë të sfidave të vështira dhe të panjohura. Unë besoj se kjo është njohur nga partnerët tanë,” deklaroi Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq.

SHARE