NË BARNATORET “MONTEFARM” – 333 MIJË MASKA

Montefarm ka filluar distribuimin, dhe deri në fund të kësaj jave në farmacitë e veta do të distribuojë 333 mijë maska, kurse çmimi i tyre do të jetë 0,51 euro.

Trupi Koordinues Kombëtar, në pajtim me rekomandimet e Institutit për shëndetin publik të Malit të Zi dhe të Organizatës botërore të shëndetësisë për mbajtjen e maskave mbrojtëse në ambientet e mbyllura, ka dhënë pëlqimin që “Montefarm” ti furnizojë farmacitë e veta me një sasi plotësuese te maskave.

“Montefarm” tanimë ka filluar distribuimin e tyre, së bashku me disa ilaçe,sipas orarit të paraparë, drejt të gjitha komunave në Mal të Zi, dhe siç theksohet, deri në fund të kësaj jave të gjitha farmacitë e Montefarm-it do të kenë maska për shitje.

Numri i maskave për blerje është i kufizuar në 5 për person.

SHARE