Vendimi i Bordit Kryesor të Partisë Socialiste Popullore për të nisur negociatat për anëtarësimin në qeverinë e pakicës është historik, tha kreu i Lëvizjes Qytetare URA dhe mandatari për përbërjen e qeverisë së re, Dritan Abazoviq. Ai u tha gazetarëve në marshin e 8 marsit të mbajtur sot në Podgoricë se pret që së shpejti të mund...
Sekretari i Shtetit për Minierat dhe Energjinë, Marko Perunoviq, theksoi se në dy muajt e ardhshëm mund të pritet një rritje e re e çmimeve të energjisë, e cila mund të dyfishohet në krahasim me sot. Situata në botë, në radhë të parë konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës e rëndon ndjeshëm situatën, dhe nuk dihet se si...
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas sivjet, ne po ngremë zërin kundër të gjitha paragjykimeve se gratë në Mal të Zi nuk mund ose nuk kanë të drejtë. Ato munden, dinë dhe bëjnë mirë për të mirën e Malit të Zi, ka shkruar presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq në Twitter. Edhe pse në Mal të Zi...
Instituti i Shëndetit Publik i Malit të Zi, në 24 orët e fundit, ka regjistruar 104 raste të reja të infektimit me koronavirus si dhe 3 viktima. Deri në orën 15.00 u raportua shërimi i 156 pacientëve. Duke marrë parasysh rastet e reja si dhe numrin e të shëruave, raste aktive aktualisht në Mal të Zi janë...
Ndihma e njëhershme prej 50 euro, për pensionistët që të ardhurat janë të njëjta ose më të vogla se pensioni mesatar prej 299,06 euro, do të paguhet sot, njoftoi Fondi i Sigurimeve Pensionale dhe Invalidor. Sipas njoftimit, ndihmë do të marrin 77.888 pensionistë, përfitues të së drejtës për pension të pavarur dhe proporcional, ose përfitues të të...
Me disa aktivitete të ndryshme në Shqipëri është shënuar Dita Ndërkombëtare e Gruas, ndërkohë nën kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë është organizuar tryeza e diskutimit me temë "Bashkë me Organizatën Ndërkombëtare të Punës kundër Dhunës". Në fjalën e saj në aktivitet, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, tha se reforma legjislative kundër dhunës gjinore në Shqipëri...
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar rezolutën për "mbështetjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Ukrainës dhe mbrojtjen e parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe të sigurisë evropiane”. Sipas rezolutës që u miratua me 123 vota pro të deputetëve, Kuvendi i Shqipërisë dënon me forcë agresionin ushtarak rus ndaj Ukrainës, duke vlerësuar se “aktet kundër civilëve të pafajshëm...
Bota
ESCOBAR: RUSISË T’I PAMUNDËSOHET SHFRYTËZIMI I LUFTËS PËR TË PENGUAR PËRPARIMIN NË BALLKANIN P.
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Perëndimi nuk duhet të lejojë Rusinë që të përdorë luftën e saj në Ukrainë për të penguar përparimin e shteteve në Ballkanin Perëndimor. “Rusia nuk është duke synuar interesat më të mira të këtyre shteteve. Ekonomitë tuaja janë të lidhura në Evropë. Partnerët...
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takim në Londër, me ministrin për Evropën James Cleverly dhe të dërguarin e Mbretërisë së Bashkuar Sir Stuart Peach. "Mbështetja për qëllimet dhe vlerat tona të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor dhe gjetkë tani është më e rëndësishme se kurrë", ka shkruar Lajçak në Twitter. Pas ngjarjeve...
Komisioni Europian ka propozuar një plan për ta bërë Europën të pavarur nga nafta ruse. Në një reagim të ndarë në rrjetin social “Twitter”, Komisioni Europian thekson se për të ndaluar naftën ruse dhe për të siguruar furnizimin, vendeve të BE-së do t’u kërkohet të sigurojnë depozitat nëntokësore të gazit të cilat duhet të jenë të mbushura...









