Kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar do të shpallet më 5 shtator. Ky afat u përcaktua mbrëmë, ndërkaq kjo javë do të jetë e madhe për konservatorët, ku numri i kandidatëve mund të zvogëlohet në dy në vetëm pak ditë. Megjithatë, Boris Xhonson do të qëndrojë si kryeministër i përkohshëm për rreth dy muajt e ardhshëm,...
Shri Lanka shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të mërkurën pasi presidenti u largua jashtë shtetit për t'i shpëtuar protestave antiqeveritare, pasi mijëra njerëz dolën në rrugë, përsëri të zemëruar që ai ende nuk ishte dorëzuar.Presidenti i Shri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, ka ikur në Maldive herët të mërkurën, pas protestave të gjera kundër krizës më të keqe ekonomike në...
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ndodhet për një vizitë zyrtare në Kroaci, ku u prit në Zagreb me nderimet më të larta shtetërore nga kryeministri i Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq. Siç tha Plenkoviq, me Abazoviqin ka pasur bisedime për gjendjen e negociatave të anëtarësimit të Malit të Zi për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE)....
Ministria e Administratës Publike do ta dërgojë në Qeveri Projektligjin për Qasje të Lirë në Informata  sa më shpejt të jetë e mundur për shqyrtim dhe përcaktim, tha ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj. Ai në Twitter ka deklaruar se Ministria do ta dorëzojë projektligjin pas marrjes së mendimeve nga organet kompetente. Qeveria e mëparshme miratoi një...
Shumica e partive parlamentare janë të gatshme të vazhdojnë bisedimet për të arritur një konsensus për emërimet në drejtësi, tha presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq. “Kam njoftuar se në ditët në vijim, mund të them se tashmë ka filluar, do të kemi komunikim me të gjitha partitë parlamentare për dy tema”, tha Gjukanoviq për gazetarët...
Qeveria e Malit të Zi, nesër, me rastin e festës shtetrore, do të mbajë hapjen ceremoniale të seksionit të parë të autostradës Tivar-Bolare, nga Smokovac deri në Mateshevë. Qeveria njoftoi se ceremonia do të mbahet në kabinën e pagesave në duke filluar nga ora 20:00. “Pas hapjes ceremoniale më 13 korrik, seksioni prioritar i autostradës Smokovac-Mateshevë...
Ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq, ka bërë të ditur se dikasteri i tij dhe Qeveria planifikojnë të ofrojnë ndihmë të njëhershme për të gjithë pensionistët në Mal të Zi, të ashtuquajturin pension të 13-të, përmes ribalancimit të buxhetit. “Duke marrë parasysh gjendjen e vështirë sociale të numrit më të madh të pensionistëve në vend dhe paralajmërimin e...
Evropa ka nevojë për një pjekuri të re për të mbrojtur vlerat mbi të cilat është themeluar, tha ministri i Jashtëm i Malit të Zi Ranko Krivokapiq gjatë qëndrimit të tij në Greqi, ku po merr pjesë në Simpoziumin e 24-të Ndërkombëtar Simi. Ministri Krivokapiq gjatë simpoziumit pati takime bilaterale me të dërguarin special të Bashkimit Evropian...
Mali i Zi dhe Shqipëria mund të kenë një pikë të re kufitare Shën Nikolla-Pulaj. Përkatësisht, Qeveria vendosi bazat për zhvillimin e negociatave për përfundimin e Marrëveshjes ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë për hapjen e pikës kufitare Shën Nikolla - Pulaj për qarkullim ndërkombëtar të udhëtarëve rrugor. Kështu njoftoi në Twitter ministri i Punëve të Brendshme...
Kryeministri Albin Kurti, tha se BE-ja dhe NATO-ja duhet të bashkëpunojnë më shumë sepse siguria dhe mbrojtja e Evropës së këtij shekulli do të vendoset në këtë dekadë. Sa i përket integrimit në Bashkimin Evropian, kryeministri shprehu besimin që rruga më e mirë përpara është me Procesin e Berlinit, pas fillimit të ri të nisur nga kancelari...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME