DUKAJ PARALAJMËRON SE SË SHPEJTI DO TË KALOJË NË SHQYRTIM PROJEKTLIGJI PËR QASJE TË LIRË PËR INFOMATA

Ministria e Administratës Publike do ta dërgojë në Qeveri Projektligjin për Qasje të Lirë në Informata  sa më shpejt të jetë e mundur për shqyrtim dhe përcaktim, tha ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj. Ai në Twitter ka deklaruar se Ministria do ta dorëzojë projektligjin pas marrjes së mendimeve nga organet kompetente. Qeveria e mëparshme miratoi një propozim për ndryshimin e ligjit për Qasje të Lirë në Informata më 29 dhjetor të vitit të kaluar. Qeveria e re e tërhoqi atë akt nga procedura parlamentare për të krijuar një parakusht normativ për ushtrimin më efektiv të së drejtës së qytetarëve për qasje në informacionin e organeve të administratës shtetërore.

SHARE