Raportimet nga Argjentina thonë se vetëm Roma e ka ofertën zyrtare në tavolinë për Paulo Dybalan, duke qenë se Interi dhe Milani nuk e konsiderojnë si prioritet.
‘La Joya’ është lojtar i lirë që nga 30 qershori kur i skadoi kontrata me Juventusin dhe Zonja e Vjetër nuk ia vazhdoi atë.
Mali i Zi sot feston Ditën e Shtetit, në kujtim të 13 korrikut 1878, kur u njoh si një shtet i pavarur në Kongresin e Berlinit. Në të njëjtën ditë në 1941, filloi një kryengritje popullore kundër fashizmit. Kongresi i Berlinit, i cili zgjati nga 13 qershori deri në 13 korrik, u thirr me iniciativën e Austrisë,...
“Në emër të Ministrisë së Administratës Publike dhe në emrin tim, ju uroj të gjithë qytetarëve të Malit të Zi, por edhe diasporës sonë, Ditën e Shtetit, 13 Korrikun. Jemi krenarë për të kaluarën e lavdishme që na lanë si trashëgimi të parët tanë,” tha ministri Marash Dukaj. “Ideja udhërrëfyese ka qenë gjithmonë – Mali i Zi...
Takimi me liderët e partive parlamentare në Mal të Zi hapi praktikisht një dialog në vendin tonë dhe ka filluar tejkalimi i problemeve që dukshëm janë pengesë për përparimin e mëtejshëm të vendit drejt Bashkimit Evropian (BE), tha Kryetarja e Kuvendit të Malit të Zi Danijela Gjuroviq në një prononcim për Portalin RTMZ. Ajo thekson se liderët...
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë dhe Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian, Joseph Borrell, do të udhëtojë në Mal të Zi më 14 dhe 15 korrik, ku do të kryesojë Këshillin e Stabilizim-Asociimit BE-Mali i Zi. "Vizita do të jetë një mundësi për të rishikuar marrëdhëniet dypalëshe midis BE-së dhe Malit të...
Qendrat shëndetësore në Bllokun pesë, Nova Varosha, Konik, Tuz, Gollubovc dhe qendra e Covid-it Donja Goricë do të jenë në shërbim gjatë pushimeve të festës së shtetësisë. Në objektin shëndetësor në Tuz, kujdesi shëndetësor do të ofrohet në periudhën prej orës 07:00 deri në 14:00. “Mjekë të përzgjedhur për fëmijë do të punojnë në Institucionin Shëndetësor Nova...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ofroi të mërkurën NATO-s portin e Durrësit për ta ndërtuar një bazë të flotës detare, ndërkohë që kërkoi dialog të vazhdueshëm të aleancës me Ballkanin Perëndimor për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve në rajon. “Është e rëndësishme që ne të vazhdojmë bashkëbisedimin përkundrejt situatës dhe po kështu detyrimet që i kemi...
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës, Rozeta Hajdari, ka paralajmëruar se janë duke shqyrtuar mundësinë për marrjen e masave ligjore për produktet bazike, në mënyrë që t’i mbrojë konsumatorët. Çmimi tavan apo caktimi i marzhës janë dy mundësitë që janë duke u shqyrtuar. Produktet esenciale për konsumatorin janë gruri, mielli, buka, vaji, vezët, pastat, qumështi,...
Pesë shtete të Evropës Qendrore, që të gjitha anëtare të Bashkimit Evropian, i bën thirrje bllokut që t’i japë statusin e shtetit kandidat Bosnjë e Hercegovinës. “Bëhet fjalë për një sinjal nga qeveritë tonë se Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për BE-në”, tha më 13 korrik në Budapest, ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg. Ministrat e...
Administrata e Bidenit po u bën thirrje njerëzve që të ushtrojnë kujdes në lidhje me COVID-19, duke theksuar rëndësinë e marrjes së vaksinave përforcuese për ata që kanë të drejtë dhe mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura, pasi dy variante të reja shumë të transmetueshme po përhapen me shpejtësi në të gjithë vendin. Variantet e reja,...









