GJASHTË QENDRA SHËNDETËSORE DO TË JENË NË SHËRBIM

Qendrat shëndetësore në Bllokun pesë, Nova Varosha, Konik, Tuz, Gollubovc dhe qendra e Covid-it Donja Goricë do të jenë në shërbim gjatë pushimeve të festës së shtetësisë. Në objektin shëndetësor në Tuz, kujdesi shëndetësor do të ofrohet në periudhën prej orës 07:00 deri në 14:00. “Mjekë të përzgjedhur për fëmijë do të punojnë në Institucionin Shëndetësor Nova Varosh, në vazhdimësi, 24 orë në ditë”, thuhet në njoftim. Qendra për Diagnostifikimin Laboratorik, do të punojë nga ora 7:00 deri në 21:00 në Bllokun Pesë.

SHARE