Ministria e Financave ka dorëzuar në procedurë parlamentare ndryshimet në pesë ligjet tatimore, synimi i të cilave është rritja e të ardhurave buxhetore dhe përmbushja e kërkesave të Bankës Botërore. Ministri i Financave Aleksandar Damjanoviq tha për TVMZ se po vazhdojnë luftën kundër ekonomisë gri. Akciza për produktet e sheqerit, kakaon dhe akulloren,...
Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq tha se shtetësia ekonomike është një program që nuk bie ndesh me interesat e Malit të Zi dhe shtoi se e kupton frikën e Komisionit Evropian në këtë drejtim. Abazoviq nuk i konfirmoi, por as nuk i mohoi pretendimet e disa mediave se Qeveria në mandatin...
Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varheli, tha në seancën e Komisionit Evropian në Strasburg se, pas zgjedhjes së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Mali i Zi duhet të arrijë marrëveshje për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare tashmë në pranverë. “Për fat të keq, Mali i Zi nuk ka përparuar në procesin e anëtarësimit...
Kryetari i komunës së Ulqinit Omer Bajraktari ka pritur në takim investitorin e njohur botëror nga Emiratet e Bashkuara Arabe, presidentin dhe themeluesin e grupit Ajana Holding, Abdul Muhammad Matar Lahej Alfalasi dhe bashkëpunëtorët e tij. Siç thekson Bajraktari, në takim u bisedua për mundësi të shumta investimi që Ulqini u ofron investitorëve...
Mandatari për përbërjen e Qeverisë së re dhe njëkohësisht lider i DEMOS-it, Miodrag Lekiq, ka bërë të ditur se në rast të marrëveshjes së mundshme, 41 deputetë do të vazhdojnë me procedurën e mëtutjeshme të formimit të Qeverisë. “Në përpjekje për të kryer detyrën e mandatarit në mënyrë serioze dhe me përgjegjësi publike,...
Përfaqësues të Qeverisë dhe Sindikatës së Administratës dhe Gjyqësorit nënshkruan sot Marrëveshjen Kolektive të Degës për fushën e administratës dhe drejtësisë, e cila do të rrisë pagat e punonjësve në organet e administratës, gjykatës dhe prokurorisë me rreth 25 për qind. Marrëveshjen Kolektive të Degës e nënshkruan ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq dhe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se Serbia i qaset seriozisht dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe punës së mëtutjeshme në proceset reformuese në kuadër të integrimeve evropiane. Vuçiq sot ka biseduar në telefon me kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michel, për situatën aktuale në rajon, perspektivën evropiane të Serbisë, reformat në...
Kryetari i Shoqatës së Kulturës dhe Solidaritetit të Shqiptarëve, Evren Kaya ka konfirmuar për Insajderin se 70 shqiptarë kanë mbetur të vdekur pas tërmetit 7.8 ballësh që goditi Turqinë, të hënën e 6 shkurtit. Ai ka treguar se në cilat qytete janë gjetur të vdekur. Në anën tjetër Kaya...
Ekipet e shpëtimit në Turqinë jugore thonë se janë ende duke dëgjuar zëra nga nën rrënoja më shumë se një javë pas një tërmeti shkatërrues 7.8 ballë, duke ofruar një fije shprese për të gjetur më shumë të mbijetuar. Imazhet e transmetuara nga CNN, tregonin ekipin që punonin në dy zona të rajonit të...
Parlamenti Evropian zyrtarisht ka miratuar ligjin që ndalon shitjen e makinave të reja me naftë dhe benzinë në Bashkimin Evropian duke nisur nga viti 2035. Ky vendim synon që të përshpejtojë përdorimin e makinave elektrike për të luftuar ndryshimet klimatike. Ligji i ri do të kërkojë që nga viti 2025, kompanitë që prodhojnë...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME