MICEV: NA PRESIN DY DITË ME DIELL, PASTAJ PËRSËRI SHI

Mot i ndryshueshëm pritet deri në fund të javës së ardhshme dhe pas dy ditëve me diell mund të ketë sërish reshje shiu, ka bërë të ditur meteorologu Branko Micev.

Të hënën dhe të martën do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me temperaturë deri në 19 gradë.

“Tashmë të martën në mbrëmje pritet një erë e fortë jugore dhe një valë e re reshjesh. Ditën e mërkurë me reshje shiu dhe vranësira me freskim, kështu që në veri do të ketë sërish borë. Nga e enjtja e tutje moti do të kthjellohet”, tha Micev.

SHARE