ABAZOVIQ: TË MIRAT PUBLIKE DO TË MENAXHOHEN NGA SHTETI

Të mirat publike do të menaxhohen nga shteti i Malit të Zi ose kushdo që ai emëron, tha kryeministri Dritan Abazoviq, pasi Qeveria tërhoqi një sërë vendimesh që transferonin “infrastrukturën kritike” nga private në pronësi shtetërore.

Qeveria kohët e fundit i mundësoi Elektroekonomisë (EEMZ) të blejë Hekuranën nga Nikshiqi për 20 milionë, dhe më parë rriti kapitalin në Portin e Tivarit nga 54 për qind në 78 për qind dhe filloi negociatat për blerjen – kthimin në pronësi të shtetit – të terminalet e kontejnerëve të Portit të Adria.

Shteti përmes kompanisë së tij “Morsko Dobro” merr në dorëzim linjën monopol të trageteve Kamenari-Lepetani nga kompania Private “Pomorski saobracaj”. Porti i Budvës dhe porti Pine në Tivat janë kthyer në shfrytëzim të komunave. Qeveria njofton gjithashtu mundësinë e krijimit të një kompanie shtetërore të telekomunikacionit.

SHARE