Është fejuar aktori Tom Hiddleston

Është fejuar aktori i popullarizuar britanik, Tom Hiddleston.

I njohur për paraqitjen në “Loki”, 41-vjeçari dhe aktorja e “Velvet Buzzsaw”, Zawe Ashton, 37-vjeçe janë fejuar siç konfirmon revista People.

Dyshja luajtën së bashku në “Betrayal” në Broadway në vitin 2019 dhe ata kanë bërë debutimin si çift në “Tony Awards”, në shtator të vitit të kaluar.

Tom Hiddleston dhe Zawe Ashton (Foto: Getty Images)

Shfaqja ka përfshirë Hiddleston si Robert, një burrë, gruaja e të cilit Emma (e luajtur nga Ashton) ka një lidhje me mikun e tij më të mirë, Jerry.

Në ndarjen e çmimeve “BAFTA 2022” gjatë fundjavës, Ashton ka ndezur thashethemet e fejesës kur u fotografua me një unazë në gisht.

Hiddleston njihet për personazhin në “Loki”, kurse Ashton po i bashkohet botës së “Avengers” me një pjesë në vazhdimin e ardhshëm të “Captain Marvel”.

Tom Hiddleston dhe Zawe Ashton (Foto: Getty Images)

“Të gjithë kanë të drejtë për një jetë private”, tha Hiddleston, që më parë ishte në lidhje me Taylor Swift, për arsyen se përse nuk flet për lidhjet romantike gjatë një interviste të vitit 2017 me The Telegraph.

“Unë e dua atë që bëj dhe i përkushtohem punës për të bërë art të madh. Puna ime është në sferën publike dhe unë kam një jetë private. Dhe këto të dyja gjërat janë të ndara”. /Telegrafi/

SHARE