Shalle të lehta për çdo ditë: Motivet dhe variantet e ndryshme garantojnë stil të mirë

Po ju sjellim pesë stile që do t’ju pëlqejnë

Tani kur hoqëm veshjet e dimrit, shallet janë në fokus sepse këto ditë luajmë me aksesorë të ndryshëm mode që i japin siluetës një përshtypje elegante.

Është koha për ato shalle të lehta që valëviten rreth qafës dhe shkojnë me një shumëllojshmëri palltosh dhe xhaketash, transmeton Telegrafi.

Të mëdha dhe valëvitëse, shallet janë një detaj i mrekullueshëm, ideal për bluza të rastit dhe gjëra që duken të zakonshme.

Një variant i lehtë i bërë nga pambuku me nuancë blu paralajmëron një verë të nxehtë dhe ditë pushimi.

Ky nuk është më një stil i gjysheve, por një mënyrë e lezetshme për të zbutur flokët në ditët me lagështi të lartë.

Nëse keni diçka neutrale si një xhaketë bezhë, ky është i mrekullueshëm si dekorim.

Përdorni fuqinë e ngjyrës për t’i dhënë siluetës suaj një prekje të veçantë. /Telegrafi/

SHARE