Mahmood dhe Blanco shpallen fitues të “Sanremo 2022”

Festivali italian i muzikës ”Sanremo 2022” ka përfunduar pas pesë netësh plot muzikë, performancave dhe të ftuar special.

Në finalen të njëzet e pesë artistët pjesëmarrës performuan këngët e tyre për herë të fundit.

Rezultati i mbrëmjes u vendos fillimisht nga publiku ku u përcaktuan tre superfinalistët pasi u grumbulluan vota e publikut së bashku me renditjen provizore mesatare të netëve të mëparshme.

Foto: RAI

Për raundin e dytë fituesi u vendos nga kombinimi i votave nga juria dhe vota e publikut, që nxorën fitues Mahmood dhe Blanco të “Sanremo 2022”, Mahmood dhe Blanco me këngën “Brividi ” pasi mposhtën Elisa dhe Gianni Morandi.

Kënga “Brividi ” është shkruar nga Alessandro Mahmoud, Michele Zocca dhe Riccardo Fabbriconi.

Fituesi i Sanremos ka mundësinë të shkojë në Eurovision, konfirmimi duhet të arrijë disa orë pas fitores, gjatë konferencës tradicionale për shtyp që zakonisht pason finalen.

Foto: RAI

Në rast se ata refuzojnë, RAI do të zgjedhë një tjetër nga 25 këngëtarët në garë, pavarësisht nga renditja e tyre në finale.

Por, në një konferencë për shtyp menjëherë pas fitores së tyre, ata konfirmuan se do të përfaqësojnë Italinë në Eurovision 2022.

“Do të shkojmë patjetër në Eurovision, jemi shumë të kënaqur që jemi atje sidomos sepse do të mbahet në Itali”, tha Blanco.

Foto: RAI

Mahmood njihet për fansat e Eurovisionit si fituesi i “Sanremo 2019” dhe përfaqësues i Italisë në Eurovision 2019, atje ai u rendit i dyti me këngën e tij “Soldi”.

Ndërsa, Blanco është një interpretues 18-vjeçar i cili  kohëve të fundit ka shijuar suksesin në Itali me albume dhe këngë në krye të top-listave, si “La canzone nostra”.

Kujtojmë që Eurovision këtë vit mbante në Torino më 10 deri më 14 maj.

/Telegrafi/

SHARE