RRUGA E VETME E MALIT TË ZI ËSHTË DREJT BE-së

Rruga e Malit të Zi drejt Bashkimit Evropian (BE) është e vetmja e drejtë dhe garanton një të ardhme më të mirë, u theksua në panelin e diskutimit “Ku po shkon Mali i Zi: sundimi i ligjit dhe anti-korrupsioni”. Kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapiq, i cili organizoi panelin e sotëm, tha se Mali i Zi mbetet atje ku është gjeografikisht, por me një qasje tjetër që duhet të ndërtojë një të ardhme më të mirë. Ai tha se Mali i Zi ka rezultatin më të keq nga të gjitha vendet që duan të jenë pjesë e BE. “Imagjinoni një vend ku keni negociuar për nëntë vjet për t’u bashkuar me BE dhe BE ju vjen si një mjegull për të fshehur gjithçka që keni bërë në fusha të tjera,” tha Krivokapiq. Ai tha se pika kryesore në negociatat me BE është hapja e të gjithë kapitujve dhe mbyllja e tre, duke shtuar se problemi është në kapitujt 23 dhe 24, të cilët i referohen shtetit të së drejtës dhe krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kryeministri Krivokapiq tha se qëllimi i përbashkët i Qeverisë, Kuvendit dhe gjyqësorit duhet të jetë prosperiteti i Malit të Zi, një përfitim që do të ndihet nga qytetarët. Kryeministri i Malit të Zi, Zdravo Krivokapiq, ndër të tjera në panel tha se nëse shkarkimi i Ministrit të Drejtësisë, të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Vlladimir Leposaviq, nuk merr shumicën në Kuvend , një nga opsionet është edhe rikonstruimi i Qeverisë së Malit të Zi.

SHARE