SHËRBIMI I RI I MBROJTJES DHE SHPËTIMIT NË TUZ FITON PAJISJE DHE AUTOMJET TË SPECIALIZUAR

Foto: Komuna e Tuzit

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim i ka dhuruar Shërbimit të sapoformuar të Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Tuz pajisje të plota personale mbrojtëse, mjete materiale-teknike dhe një automjet për ndërhyrje teknike.

Me këtë janë përmirësuar kapacitetet e shërbimit, i cili përbëhet nga 12 zjarrfikës-shpëtimtarë dhe që do të kontribuojë në rritjen e sigurisë së qytetarëve, si dhe në lehtësimin e punës së Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Podgoricë.

Përfaqësues të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, të udhëhequr nga drejtori i përgjithshëm Miodrag Beshoviq, vizituan pjesëtarët e shërbimit të sapoformuar në Tuz dhe me këtë rast u dorëzuan për përdorim pajisjet e plota personale mbrojtëse dhe mjetet materiale-teknike, të cilat sipas tyre do të përmirësojnë ndjeshëm kryerjen e detyrave të përditshme gjatë zjarreve, përmbytjeve dhe kujdesit për banorët.

Gjithashtu, Drejtoria ka dhuruar edhe një automjet të ri për ndërhyrje teknike.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme theksohet se krijimi i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Tuz përbën një kontribut në sigurinë e rajonit qendror, pasi do të lehtësojë punën e Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Podgoricë. Shërbimi përbëhet nga dymbëdhjetë zjarrfikës-shpëtimtarë, që konsiderohet një hap pozitiv në forcimin e sistemit të përgjithshëm të mbrojtjes dhe shpëtimit.

SHARE