NGA MESNATA ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE: DIZELI MË I LIRË 11 CENTË, BENZINA 7 CENTË

Foto: Ilustrim

Nga mesnata në Mal të Zi, të gjitha llojet e karburanteve do të jenë më të lira, njoftoi Ministria e Energjisë dhe Minierave.

Eurosuper 98 do të kushtojë 1,63 euro për litër, duke u ulur me 7 centë.

Po aq, me 7 centë, do të ulet edhe çmimi i Eurosuper 95, i cili do të kushtojë 1,59 euro për litër.

Eurodizeli do të jetë më i lirë për 11 centë dhe do të kushtojë 1,55 euro për litër. Po ashtu, edhe vaji për ngrohje do të ulet me 11 centë, duke arritur çmimin prej 1,48 euro për litër.

Në përputhje me dispozitat e Rregullores për mënyrën e llogaritjes së çmimeve maksimale me pakicë të disa llojeve të derivateve të naftës, e cila ka hyrë në fuqi më 24 mars 2026, llogaritja e radhës do të bëhet më 29 qershor 2026, ndërsa çmimet e reja të mundshme do të hyjnë në fuqi më 30 qershor 2026.

SHARE