Rita Ora zbukuron kopertinën e “Elle”, duket e mrekullueshme në fotosesionin për revistën spanjolle

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka pozuar së fundmi për revistën e famshme, “Elle” të edicionit spanjoll.

Ajo do të jetë pjesë e numrit të ri të muajit mars të revistës në fjalë, ku ka folur në një intervistë të gjatë për karrierën e saj në muzikë dhe modë.

“Rita Ora dhe moda e re” është titulluar intervista në fjalë, e cila do të jetë e gatshme për audiencën spanjolle që nga muaji mars.

Rita Ora (Foto: Elle Spain)

Vet këngëtarja me rrënjë shqiptare publikoi disa fotografi të koeprtinës në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku dukej e mrekullueshme.

“Dritat, kamera, aksion. Faleminderit shumë ‘Elle Spain’ që më lejuat të jem pjesë e kësaj reviste të mrekullueshme”, shkroi 31-vjeçarja në Instagram.

Rita Ora (Foto: Elle Spain)

Në kopertinë, Rita është shfaqur me shumë stil e vesur me një pallto të bardhë, gjersa në kopertinën e dytë dhe të tretë ka pozuar e veshur me një fustan të kuq me pupla.

Rita përndryshe vazhdon të ndodhet në Australi për momentin, ku është e angazhuar me edicionin e ri të “The Voice Australia” si anëtare e jurisë. 

/Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Elle Spain)

SHARE