Në dy koncerte me të njëjtën veshje, Dua Lipa mahnit me interpretimin e radhës në Tenesi

Dua Lipa mbajti koncertin e saj të radhës në Bridgestone Arena në Nashville, Tennessee, të hënën mbrëma në kuadër të turneut të saj “Future Nostalgia”.

Këngëtarja shqiptaro-angleze, 26 vjeçe, tregoi figurën e saj të mahnitshme të trupit, ndërsa ishte e veshur me një kostum të verdhë të qëndisur me lule – veshje e punuar nga marka “Balenciaga”.

Turneu – në promovim të albumit të saj të dytë – është shtyrë disa herë për shkak të pandemisë COVID-19, por më në fund filloi në Florida të mërkurën mbrëma, shkruan DailyMail.

Lipa kishte veshur të njëjtin kostum të verdhë q ë e kishte veshur edhe në koncertin e Miamit.

Flokët e gjata dhe brune të super yllit të popit ishin të ndara në mes dhe të stiluara në valë të lirshme.

Fituesja e çmimit “Grammy” – e cila kohët e fundit fitoi çmimin “Artistja më e mirë e zhanrit Pop/R&B” në Brit Awards 2022 të martën e kaluar, kishte vënë pak makijazh duke i lënë më shumë hapësirë dukjes së saj natyrale.

Interpretuesja e hitit “Love Again”, argëtoi turmën me një mikrofon të zi në dorë dhe një ekip kërcimtarësh me veshje blu përreth saj.

Në një moment ylli performoi një koreografi të zjarrtë teksa u ul mbi një balerin mashkull.

“Future Nostalgia” në mars të vitit 2021 fitoi çmimin “Grammy” në kategorinë “Albumi më i mirë i zhanrit pop”.

Mysafirët specialë Lolo Zouaï dhe Caroline Polachek dhanë gjithashtu performanca fenomenale.

Dua fillimisht njoftoi se do të organizonte turneun e saj “Future Nostalgia” në vitin 2020, por ai u shty disa herë për shkak të pandemisë.

Turneu është vendosur të përfundojë në nëntor në Perth, Australi dhe po organizohet nga Ceremony London, i promovuar nga Live Nation dhe i sponsorizuar nga Truly Hard Seltzer. 

/Telegrafi/

SHARE