Bebe Rexha tregon dukjen e saj natyrale në një paraqitje sportive nga studio

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka qenë shumë pak aktive këtë vit në rrjetet sociale dhe paraqitjet televizive.

Prezantimet e saj para publikut këtë vit kanë qenë shumë të rralla madje edhe prurjet muzikore apo projekte të reja nuk ka pasur fare nga ajo.

Sido që të jetë, 32-vjeçarja ka bërë të ditur për fansat se është duke harxhuar kohë në studio, duke incizuar këngë të reja për albumin e saj të radhës.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Së fundmi, Rexha publikoi për fansat e saj në Instagram disa fotografi të reja, pas një sesioni të gjatë që kishte realizuar në studio.

Ajo dukej mjaft atraktive e veshur me tuta ngjyrë blu, teksa vinte në pah bukurinë e saj natyrale.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Këngëtarja me origjinë shqiptare është duke punuar në albumin e saj të tretë, pas suksesit të madh që shënoi me albumin e saj të dytë “Better Mistakes” vitin e kaluar. /Telegrafi/

SHARE